Berisha: Me Greqinë nuk kemi asnjë çështje pezull
28/04/2009 Kryeministri Berisha e Karamanlis harrojnë çështjen çame
Krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha, gjatë takimeve që kanë zhvilluar me kryeministrin e Greqisë Kostas Karamanlis kanë theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të mirë. Ata kanë mënjanuar të përmendin problemin e popullsisë çame, që kërkon nga autoritetet greke t’u njihet e drejta e tyre dhe mbështetje nga shteti shqiptar. Kështu, teksa nga pala shqiptare është vlerësuar maksimalisht respekti ndaj minoritetin grek në vendin tonë dhe nga pala greke integrimi i emigrantëve shqiptarë në shtetin helen, asnjë fjalë nuk është përmendur për çështjen çame. Krerët e dy qeverive mund të detyroheshin të preknin këtë çështje vetëm nëse do të pyeteshin nga gazetarët. Por përfaqësuesit e medieve të akredituar në Kryeministri nuk u lejuan t’u drejtonin pyetje dy kryeministrave.
Gjatë deklaratave që krerët e dy qeverive mbajtën para medieve janë nënvizuar raportet mjaft pozitive. Kryeministri Berisha ka deklaruar se “mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka çështje të mbetura pezull, përkundrazi, ato janë zgjidhur nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit”. Berisha ka thënë se gjatë bisedimeve u diskutua për minoritetin grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Ai pohoi se siguroi mbështetjen që qeveria shqiptare do t’i japë minoritetit grek. Nga ana e tij kryeministri Karamanlis ka vlerësuar se minoriteti grek në vendin tonë është një nyjë tepër e fuqishme lidhje mes dy vendeve. Duke u ndalur në perspektivën europiane të Shqipërisë, shefi i ekzekutivit shqiptar ka bërë me dije se qeveria që drejton do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE, e ftuar nga presidenca çeke. Ai ka garantuar përmbushjen e të gjitha kritereve. “Shqipëria do t’i plotësojë të gjitha standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, - premtoi Berisha. Nga ana e tij Karamanlis ka deklaruar hapur mbështetjen e vendit të tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. “Greqia është ndër vendet e para të Bashkimit Europian që e ka parë tepër pozitivisht regjimin e liberalizimit të vizave, ashtu sikurse është theksuar edhe në axhendën e Selanikut në vitin 2003. Që nga ajo kohë ne i kemi ndjekur nga afër të gjitha aplikimet që bëhen, ndërkohë që dihet se në këtë proces duhet të plotësohen disa kritere të caktuara”, - tha ai. Por Karamanlis kujtoi se zhvillimi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare brenda standardeve, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe respektimi i plotë i të drejtave të minoriteteve janë elemente shumë të rëndësishme në udhën e integrimit europian.
Berisha
“Marrëdhëniet tona politike janë me të vërtetë të shkëlqyera dhe shumë të shëndetshme. Ne nënshkruam një marrëveshje dhe një tjetër është gati. Konstatuam se nuk ka probleme midis vendeve tona dhe ato janë zgjidhur nëpërmjet shpirtit të dialogut dhe bashkëpunimit.”
Karamanlis
“Zgjedhjet sipas standardeve evropiane, aplikimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit, respekti i plotë i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve janë hapa shumë të rëndësishëm. Jam i gëzuar të nënvizoj se gjatë viteve të fundit kemi arritur një progres shumë të rëndësishëm dhe cilësor.”
Vrasjet në Peshkëpi
Në muajin prill të vitit 1994 trupa ushtarake greke depërtuan në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi të rrethit të Gjirokastrës. Ata ndaluan pranë një reparti ushtarak dhe hapës zjarr. Komandot greke vranë një ushtar dhe një oficer shqiptar dhe plagosën tre të tjerë. Mediet greke shkruan se sulmi ishte marrë përsipër nga një grup terrorist i quajtur “Fronti për çlirimin e Epirit”. Incidenti ishte shumë i rëndë. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Turqisë, që kërkoi tërheqjen e trupave greke, në të kundërtën do të sulmonte Athinën.
Ligji i luftës
Shqipëria dhe Greqia janë përplasur shpeshherë në lidhje me ekzistencës e ligjit të luftës së shtetit helen ndaj atij shqiptar. Pala shqiptare ka kërkuar në fillim të viteve 2000 që shteti helen të abrogonte ligjin e luftës. Por nga ana e saj politika zyrtare greke u shpreh se nuk ekziston asnjë ligj lufte me Shqipërinë. Athina zyrtare u përgjigj se marrëveshja e nënshkruar mes dy vendeve në fillim të viteve ’90 për fqinjësi të mirë ka rrëzuar automatikisht ligjin e luftës.
Papulias anulon takimin
Në vitin 2005 Presidenti i Greqisë Karlos Papulias ka anuluar takimin me homologun e tij shqiptar, Presidentin e atëhershëm Alfred Moisiu, i planifikuar për t’u zhvilluar në qytetin e Sarandës. Vizita e paralajmëruar e kreut të shtetit helen përfundoi me një “ngujim” të tij brenda ambienteve të konsullatës greke në Gjirokastër. Shkak për ndryshimin e axhendës së tij është bërë protesta e shoqatës “Çamëria” në Sarandë, si dhe një pretendim i palës greke për mospasje të sigurisë. Presidenti Papulias nuk dha asnjë shpjegim.
Vrasje për futboll
Një incident që tregon marrëdhëniet me popujve është ai i fillim shtatorit të vitit 2004. Pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes kombëtares shqiptare dhe asaj greke në Tiranë, kur kuqezinjtë fituan 2-1, në rrugët e Athinës dolën për të festuar emigrantët shqiptarë, por i riu shqiptar Gramoz Palushi ka humbur jetën, pasi një tifoz grek e ka sulmuar dhe goditur me thikë. Ndërkohë përplasjet vazhduan rrugicave dhe lagjeve të Athinës. Forcat e policisë greke ndërhynë ndërkohë që tifozët shqiptarë po festonin fitoren e kombëtares së tyre.
Ministri grek i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Greqisë ka anuluar në vitin 2007 vizitën e parashikuar në Tiranë, gjatë së cilës do të takohej me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Justifikimi i dhënë ishte mospërfundimi i marrëveshjes mes dy shteteve për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.