E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit i thonë Pacollit “spiun”, ai iu përgjigjet: Kupni

Protestës së OJQ-ve para ndërtesës qeveritare iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë.

Dikush nga turma u irritua shumë kur e pa Behgjet Pacollin.

Në këtë video të Top Channel dëgjohen zëra duke e ofenduar Pacollin në forma të ndryshme e duke e quajtur spiun.

Zëvendëskryeministri, siç raporton IndeksOnline, nuk u durua dhe kah fundi i rrugës ua çoi dorën në shenjë proteste dhe besohet t’u ketë thënë “plasni” ose “kupni”.

Më pas doli në këmbë nga qeveria e kaloi pranë turmës, si duket për të shkuar tek hoteli i tij aty afër.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›