E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni “SAAB 2009” Grabitja e sllovenëve, pranga “policëve”

Autori i Lajmit: Redaksia
Kanë përfunduar në pranga të dyshuarit si autorë të grabitjes së 4 shtetasve sllovenë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në vendin e quajtur Kthesa e Thumanës, në aksin Fushë-Krujë - Laç. Burime nga policia bënë të ditur se janë arrestuar dje dy prej grabitësve, ndërsa bashkëpunëtori i tyre i tretë ishte prangosur gjatë pasdites së të shtunës. Emrat e të arrestuarve të sotëm janë Gazmend Kulla dhe Ymer Hila. Sllovenët, të cilët punonin për një projekt në Shqipëri po udhëtonin ng Apolonia drejt qytetit të Shkodrës. Tre grabitësit ishin shtirur si oficerë të antidrogës dhe, pasi i kishin ndjekur pas me makinën e tyre, rreth orës 04.00 të së premtes, u kishin bërë me shenjë të ndalonin te Kthesa e Thumanës. Më pas i kanë urdhëruar të dilnin jashtë duke u grabitur makinën dhe të gjitha sendet personale, bizhuteritë, dhe paratë që ndodheshin në mjet. Gjatë marrjes në pyetje të shtetasve sllovenë është deklaruar se grabitësit nuk kanë ushtruar dhunë dhe nuk kanë pasur armë me vete. Pak kohë më vonë policia kishte arritur të gjente në flakë mjetin me të cilën grabitësit kishin ndjekur nga pas shtetasit sllovenë. Nga verifikimet hetimore kishte rezultuar se mjeti ishte vjedhur në kryeqytet.

Ky lajm është publikuar: 22/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›