Shantazh pedagoges, arrestohet agjenti i SHISH
Autori i Lajmit: Redaksia
Një oficer i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe një inspektor tatimesh janë vënë në pranga për shantazh të kryer ndaj një pedagogeje se do ti publikonin disa video komprometuese që kishin ndaj saj. Pasi kanë siguruar materialin filmik dy punonjësit e administratës kanë kërcënuar pedagogen me publikimin e tij. Kjo e fundit ka qenë e gatshme të pagujë çdo çmim ndaj kërcënuesve. Në këmbim të ruajtjes së sekretit që ishte i filmuar në video, pedagogia e Universitetit “Eqrem Çabej”, ka dorëzuar dje 4 mijë euro. Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë policia duke vënë në pranga punonjësin e fshehtë të SHISH dhe agjentin e tatimeve.
Ngjarja
Dy shokët kishin disa kohë që dispononin videon dhe e kanë kërcënuar pedagogen me publikimin e këtij materiali filmik kompromentues. Kusht për të ruajtur sekretin ishte pagimi i shumës prej 4000 eurosh. Viktimë e këtij shantazhi mësohet të ketë qenë një pedagoge e Universitetit “Eqrem Çabej” të qytetit të Gjirokastrës. Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës bën publike vetëm inicialet e pedagoges I.K. Policia ka vënë në pranga Adriatik Çalaj. Mësohet se 29-vjeçari punonte si punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror në Gjirokastër. I arrestuari tjetër është Laert Braho, 30 vjeç, me detyrë inspektor në Degën e Tatim-taksve Gjirokastër. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri–tjetrin, i kanë kërkuar një shumë prej 4000 eurosh, shtetases I.K, me detyrë pedagoge në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, që të mos bënin publik një material filmik kompromentues që kishin për këtë shtetase, ose të mos e procedonin atë”, - bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të policisë.
Hetimet
Policia ka bërë arrestimin në momentin kur Laert Braho ka marrë shumën e lëkëve, “të cilat do ti jepeshin shtetasit Adriatik Çalaj”,- vazhdon komunikata e policisë. Policia ka sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, shumën e lekëve. Gjithashtu, në momentin e kapjes, shtetasit Adriatik Çalaj iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provë materiale një disketë me materiale me të cilat i bënin shantazh shtetases së mësipërme. Dy të arrestuarit do të hetohen për veprën penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.
Ky lajm është publikuar: 22/11/2009