Nisin ‘rrjedhjet’ tek PBDNJ
Delvinë -Nisin rrjedhjet e para të anëtarëve nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kryetari i komunës më të madhe në rrethin e Delvinës, Finiq, Ziso Lluci ka dhënë dorëheqjen nga kryesia dhe nga organet e tjera të partisë PBDNJ, në shenjë proteste ndaj liderit të kësaj force politike, e cila një ditë më parë u bashkua me koalicionin e majtë “Bashkimi për Ndryshim”.
“Kryetari i PBDNJ-it, Vangjel Dule, me veprimet antidemokratike dhe apatia në bazë, si dhe shkëputja e plotë e udhëheqjes dhe e deputetëve nga elektorati i minoritetit grek në jug të vendit, ka krijuar këtë situatë. Jap dorëheqjen time të parevokueshme nga kryesia dhe nga të gjitha organet e PBDNJ”-theksoi Lluci.
Ai sqaron se dorëheqja e tij nuk nënkupton në asnjë rast inkuadrim në ndonjë parti tjetër, por pavarësi të plotë në interes të minoritetit.