Protokollet e anëtarësimit, NATO presion Sllovenisë
02/02/2009 Ministria e Mbrojtjes sllovene thirret në një takim në Bruksel nga Sekretari Schefer
NATO shpreh shqetësimet e saj në lidhje me mosratifikimet e bëra nga Parlamenti i Sllovenisë për Protokollet e Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancë e Atlantikut të Veriut. Duket se shqetësimet janë shprehur edhe gjatë takimit që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Japp de Hopp Schefer ka zhvilluar në Bruksel me ministren e Mbrojtjes së Sllovenisë Ljubica Jelusiç. Burimet zyrtare nga qeveria sllovene kanë pohuar se takimi Schefer-Jelusic erdhi pasi Parlamenti nuk miratoi Protokollin për anëtarësim të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Duket se shkak për mosmiratimin e protokollit të anëtarësimit nga parlamenti i Sllovenisë janë mosmarrëveshjet që ky vend nga me Kroacinë për vijën kufitare.
Qëndrimi
“Sllovenia është në pritje të lëvizjeve politike që do të pasojnë me mbajtjen e një seance parlamentare dhe miratimin e protokollit për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO”. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë Ljubica Jelusic, pas takimit të zhvilluar në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Por, ministrja Jelusiç nuk ka përjashtuar edhe një referendum për këtë çështje, pas kontestimeve kufitare që ka Sllovenia me Kroacinë. “Nëse puna shkon deri tek organizimi i referendumit, të gjitha afatet do të tejkalohen. Shpresoj që të mos vijë puna deri tek referendumi, por edhe nëse zhvillohet, rezultati do të jetë negativ. Në këtë rast, Sllovenia do të jetë e përulur para syve të bashkësisë ndërkombëtare”, ka deklaruar Jelusiç. Nga ana e saj, Aleanca ka shprehur shqetësime që Sllovenia nuk do të arrijë të ratifikojë Protokollin për anëtarësim të dy vendeve ballkanike në NATO para samitit të Prillit dhe para vizitës së parë të presidentit amerikan Barak Obama në Evropë, brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti. Ndërkohë sipas agjensisë svllovene të lajmeve, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Schefer ka shprehur shqetësim për zhvillimet e reja lidhur me veton sllovene për protokollin e anëtarësimit. Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturaj ka theksuar se Schefer vetëm ka pyetur ministren Jelusiç për ratifikimin dhe ajo i ka shpjeguar procedurën se si ecën. “Sekretari Shefer asnjëherë nuk do të komentojë proceset e brendshme në një shtet anëtar” ka sqaruar Apaturaj. Mosmiratimi i Protokollit për Anëtarësim në NATO të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kroacisë, është bërë për shkak të kontestimit kufitar midis Sllovenisë dhe Kroacisë, si dy ish-republika jugosllave dhe pas konflikteve të ashpra midis pozitës dhe opozitës ne Lubjanë. Pritet që votimi në parlamentin slloven të kryhet gjatë kësaj jave, duke i çelur në këtë mënyrë dritën jeshile për vazhdimësinë normale të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Protokollet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Atlantikut janë ratifikuar nga 19 vende anëtare të NATO-s.
Ratifikimet
Numri i vendeve që kanë ratifikuar deri më tani Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është 19. Pritet që më 4 shkurt senati francez të miratojë këtë dokument, i cili tre ditë më parë u ratifikua nga Asamblea Kombëtare e Francës. Vendi i fundit që ka ratifikuar protokollin e Anëtarësimit është Belgjika. MPJ e Shqipërisë shpreh besim se procesi do të mbyllet para samitit të ardhshëm
Sllonevia
Mosmiratimi i Protokollit tëAnëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO ka lidhje me mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes Sllovenisë dhe Kroacisë për çështje kufitare. Tre ditë më parë parlamenti slloven nuk miratoi protokollin e Anëtarësimit për shkak të debateve mes pozitës dhe opozitës. Pritet që ky dokument të kalojë për miratim gjatë kësaj jave. Mosratifikimi ka shkaktuar reagimin e NATO-s.