E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Në zgjedhje, aleatë të PD

02/02/2009  Legalistët

Partia Lëvizja e Legalitetit do të sigurojë një përfaqësim sa më dinjitoz në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo është pohuar nga kreu legalist Ekrem Spahiu, gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat e PLL-së në qytetin e Durrësit. Spahiu diskutoi me drejtuesit lokale për masat që duhen ndërmarre për një konkurrim dinjitoz dhe të suksesshem të PLL në zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit dhe kërkoi prej tyre që të zgjerojnë komunikimin me legalistët e deges, simpatizantët e PLL dhe qytetarët e tjerë. Sipas Spahisë ky proces do të shërbejë për të mbledhur vërejtje dhe sugjerime nga qytetarët, me të cilat do të plotësojnë platformën elektorale të PLL. Në këtë kuadër, Spahiu tha se programi i Partisë Lëvizja e Legalitetit është një program i plotë, i dallueshëm nga programet e partive të tjera dhe që u jep zgjidhje optimale problemeve kryesore me të cilat përballet shoqëria shqiptare. Duke vlerësuar përgjegjësitë institucionale si pjesë e koalicionit qeverisës, Spahiu tha se PLL është e interesuar në radhë të parë për fitoren e koalicionit qeverises.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›