E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çlirim Gjata largohet nga kreu i KQZ-së

Në ditën e fundit të mandatit të tij si kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata i uron titullarëve të rinj të institucionit të realizojnë ëndrrën e të gjithë parardhësve të tyre duke realizuar për të parën herë standartet e kërkuara nga faktori ndërkombetar. Sipas Çlirim Gjatës, KQZ-ja e re ka disa sfida që fillojnë së pari me kohën e shkurtër deri në 28- qershor që është data e zgjedhjeve dhe pastaj edhe me zbatimin e kodit të ri elektoral i cili ka edhe pika të dobëta.Çlirim Gjata ka qenë për 4 vjet anëtar i KQZ-së dhe prej dy vjet e gjysëm qendroi kryetar i saj ,pas largimit të Ilirjan Celibashit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›