Sigurimet, sa ndikon tek pensionet
02/02/2009 Skema e re pas uljes se detyrimit qe duhet paguar
Zbatimi i vendimit për uljen e normës së kontributeve shoqërore nuk do të ndikojë në reduktimin e masës së përfitimit mujor, me të cilën trajtohen aktualisht pensionistët. Madje, kësaj pagese do t’i shtohet edhe rritja e propozuar nga qeveria, efektet e së cilës do të nisin që nga muaji maj i këtij viti për të gjitha kategoritë përfituese. Specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore pohojnë se ulja me 5 për qind e taksës për pensionet nuk do të ndikojë në fondin e pensioneve, për faktin se këto fonde janë programuar për buxhetin e vitit 2009. Gjithashtu shpjegohet se ulja me 5 për qind e masës së kontributeve do të japë efekte të uljes së kostos së bizneseve për mbi 14 për qind. “Efektet financiare të këtij reduktimi në total parashikohen të jenë rreth 8 miliardë lekë, nga të cilat 5 miliardë janë efekte në ulje të kostos së bizneseve. “Ne nuk kemi të bëjmë fare me ndonjë prekje të fondit apo me ndonjë rrezik të tij për pensionistët, përkundrazi, është parashikuar që përveç kësaj uljeje, që do të fillojë të zbatohet nga data 1 maj, po në këtë datë fillon dhe rritja e radhës e pensioneve me 10 për qind në qytet dhe 15 për qind për ato të fshatit”. Hyrja në fuqi e ligjit për ndryshimin e masës së kontributeve parashikohet të shoqërohet me rritjen e numrit të kontribuesve në skemë, çka do të mundësojë dhe përmirësimin e skemës dhe balancimin e të ardhurave që do të shkojnë në ndihmë të pensionistëve. Një veprim i tillë synon të ulë dhe gamën e punësimeve në të zezë, duke mundësuar kështu uljen e shkallës së informalitetit në subjektet e bizneseve të ndryshme që operojnë në vendin tonë. Ashtu siç është deklaruar, shpenzimet e skemës do të mbulohen me financime shtetërore, siç janë ato të rritjes së pensioneve më shumë se indeksi vjetor i çmimeve ose nga subvencione të tjera të domosdoshme, veprime këto që do të synojnë balancimin e të ardhurave me shpenzimet, kur kontributet nuk mjaftojnë. Për këtë arsye dhe në bazë të rezultatit financiar të çdo dege sigurimi, në tre vjetët e fundit reduktimi i masës së kontributit, me një total prej 5 për qind, do të ketë efekt në të gjitha degët, duke prekur sa më pak degën e pensioneve, e cila mbetet ende deficitare.
Duke filluar nga data 1 maj e 2009-s, skema e kontributeve shoqërore do të pësojë ulje me 5 njësi, por kjo nuk do të sjellë reduktimin e masës së pensionit për përfituesit.
Ulja me 5 për qind e taksës për pensionet nuk do të ndikojë në fondin e pensioneve, për faktin se këto fonde janë programuar tashmë posaçërisht për buxhetin e vitit 2009.
Efektet financiare të këtij reduktimi për uljen e masës në total parashikohen të jenë rreth 8 miliardë lekë, nga të cilat 5 miliardë janë efekte në ulje të kostos së bizneseve.
Përkundrejt kësaj uljeje, muaji maj do të shoqërohet gjithashtu me rritjen e pensioneve siç është përcaktuar, ku do të ketë 10 për qind rritje për qytetin dhe 15 për qind për fshatin.