E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Ekonomia e paprekur nga kriza

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp pas kthimit nga Forumi Ekonomik i Davos-it, e cilësoi atë si një forum që bashkon elitën e biznesit botëror. "Forumi i Davos-it ishte në botëror se kurrë më parë, shpirti i tij është debati i shpirtit të lirë dhe konstruktiv, i kremtimit të të vërtetave, i vizionit për të ardhmen", u shpreh Berisha. Sipas tij, Davos-i trajtoi shkaqet, masat, dhe perpsektivën e daljes nga kriza ekonomike botërore. "Thelbësore ishte vendosmëria për të trajtuar këtë krizë si një sfidë nga e cila duhet të dalë shëmbëlltyra e ekonomisë së shekullit 21", tha ai. Sipas tij, reagimi ndaj krizës është më i shpejti dhe më i bashkërenduari se kurrë më parë. "Në këtë forum u konsderua jetike krijimi i një bordi global rregullator të tregjeve, si dhe marrëveshja tregtare botërore", shtoi kryeministri. Sipas Berishës edhe në vendet që nuk janë në krizë, kriza do të pasqyrohet. "Ekonomia shqiptare nuk është në krizë, dhe jo vetëm ekonomia jonë por edhe e dhjetra vendeve të tjera. Mund të pësojë nga pasojat e krizës, por jo për shkaqe të natyrës së brendshme", vazhdoi ai. Sipas Berishës gjatë këtij takimi u mor mbështetje nga pala turke për gazsjellësin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›