E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeturinat, floriri i së ardhmes

Për shumë kohë, mbeturinat paraqisnin problemin e mënjanimit të tyre. Kurse sot, lëndët që ndodhen në mbeturina po bëhen gjithnjë e më të kushtueshme. Ndërkohë, firmat konkurrojnë për të marrë pjesë nga lëndët që ndodhen në plehrat e shoqërisë së konsumit. Prej kohësh, plehrat janë kthyer në biznes për multimiliarderët. Për një kohë të gjatë, mbeturinat ishin një problem për qeveritë. Vetëm nga mbeturinat, në Gjermani janë ricikluar gjatë një viti 20 mijë tonë bakër, një lëndë e parë e rëndësishme për shumë industri. Në të ardhmen, për disa lloje mbeturinash do të paguhet shtrenjtë, thonë disa ekspertë. Pasi për disa lloje lëndësh, burimet e tokës po mbarojnë dhe këto mund të riciklohen vetëm nga mbeturinat. Indiumi është një metal i rëndë. Ai është i pazëvendësueshëm, për prodhimin e ekraneve të kompjuterëve dhe të touchscreens, të ekraneve që reagojnë me prekje. Indium, sipas ekspertëve, do të ketë edhe gjashtë deri dhjetë vjet të tjerë. Edhe nafta, për krijimin e energjisë dhe si bazë për industrinë plastike, do të jetë mbaruar në gjashtë-shtatë vitet e ardhshëm. Bakri, i cili është i pazëvendësueshëm për aparatet elektrike, gjithashtu lëndë e parë, do të ketë edhe për 30 vjet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›