Kapet droga, ikin klandestinët
Kalimi i lëndës narkotike drejt Greqisë tashmë realizohet jo më me mjete, por me çanta shpine.
GJIROKASTER/ PIRO NASE
Eksperienca më e fundit e këtij lloji është pikasur dje nga forcat e Policisë Kufitare të Gjirokastrës. Rreth 40 kg marijuanë është sekuestruar nga këto forca në tentativë për t’u kaluar drejt shtetit fqinj nga disa persona. Burimet zyrtare policore kanë konfirmuar për gazetën “Panorama” se ka qenë ora 03:30 e mëngjesit të së hënës kur në afërsi të piramidës 24, në dalje të fshatit kufitar Peshkëpi e Sipërme, njësiti i Policisë Kufitare, gjatë kryerjes së shërbimit në brezin kufitar, ka vërejtur në thellësi të kufirit drejt Greqisë tre persona, të cilët tentonin të kalonin për në Greqi. Në këtë moment uniformat blu të kufirit, janë afruar drejt tyre duke u bërë thirrje të ndalonin. Pas këtij momenti të tre personat të ngarkuar me çanta kurrizi, i kanë lëshuar ato në tokë dhe mandej kanë mundur të largohen në drejtim të Greqisë. Kalimi i tyre ka qenë i favorizuar ndërkohë përveç errësirës edhe nga mjegulla si dhe bimësia e dendur. Pasi janë afruar në vendin e mëparshëm të klandestinëve, policia ka gjetur dy çanta shpine brenda të cilave dyshohej të kishte lëndë narkotike. Pas mbërritjes së forcave të tjera kufitare në vendngjarje, kanë mbërritur edhe përfaqësuesit e grupit hetimor dhe ata të sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Pasi kanë hapur dy çantat, kanë gjetur 32 pako me lëndë narkotike. E gjithë kjo sasi ishte e mbështjellë në forma të ndryshme cilindrike me letër ngjitëse. Pas konstatimeve fillestare, u vërtetua se lënda narkotike ishte e llojit marijuanë e paketuar në pako teke që peshonin nga 1100 gramë. Pas peshimit së të gjithë marijuanës, doli se pesha totale nuk i kalonte të 40 kilogramët. Policia kufitare se bashku me uniformat blu të Gjirokastrës, po punojnë për identifikimin e autorëve të kësaj sasie narkotike, të cilët mendohet se kanë kaluar vijën kufitare dhe ndodhen në shtetin grek. Policia e Gjirokastrës nuk ka dhënë detaje për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje, por është mjaftuar, duke ia përcjellë këtë çështje organit të akuzës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Sekuestrimi i djeshëm është rasti i nëntë brenda këtij viti që Policia e Kufirit në bashkëpunim me atë të Qarkut Gjirokastër, zbulojnë lëndë narkotike. Gjithsej, deri më sot sasia narkotike e kapur në tentativë për të kaluar drejt Greqisë, konsiderohet të jetë 1100 kg.