E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa koordinator për veriun

Por, dy vjet më vonë, pjesa mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të funksionojë jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

"Të gjithë ata që janë disfatistë dhe që tash i kanë çuar duart përpjetë, besoj që nuk janë pjesë e kësaj strategjie", kishte thënë Hysa, për Express. Por, ish-nënkryetari i ORA-s nuk e çoi deri në fund misionin që i ishte ngarkuar - integrimin e pjesës veriore në sistemin ligjor dhe kushtetues të Kosovës.

Ylber Hysa, prej të mërkurës, është emëruar në detyrën e re, si ambasador i Kosovës në Maqedoni. Gjatë mandatit të tij, përpos disa takimeve që ka pasur dhe hartimit të disa raporteve, puna e tij nuk ka dhënë rezultate. Ndërsa, Qeveria e Kosovës ende nuk ka gjetur një zëvendësim për këtë detyrë.

Zëvendëskryeministri Hajre din Kuçi ka thënë se nuk e di, nëse do të ketë koordinator të ri, sikurse nuk e di nëse do të ketë edhe strategji të re për Veriun. "Kryeministri vendos këtë", ka qenë përgjigjja e Hajredin Kuçit, i cili më herët ka theksuar se njeriu që pritet të emërohet në postin e koordinatorit të ri duhet të jetë i pranueshëm për serbët lokalë.

Burime të Expressit brenda Qeverisë kanë thënë se ka mundësi që të mos ketë fare koordinator. "Në Qeveri ende nuk është diskutuar për zëvendësimin e Hysës. Duhet njëherë të shohim se çka dëshirojnë veriorët, e pastaj të vendosim", ka thënë zyrtari i Qeverisë. Ndryshe, idenë për të emëruar një zyrtar të ri për veriun është kundërshtuar nga Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë realitetin në Veri, para se të marrë hapa të tjerë për pjesën më problematike të Kosovës.

Pavarësisht emërimit të koordinatorit, tash e dy vjet Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të ketë ndonjë ndikim në pjesën më problematike të Kosovës. Strategjia për integrimin e pjesës veriore nuk ka gjetur zbatim dhe tash me veriun po merren KFOR-i dhe EULEX-i, pasi serbët lokalë i kanë bllokuar rrugët me barrikada si pasojë e aksionit të ndërmarrë nga Policia e Kosovës, në korrik të vitit të kaluar. Zyrtarë të BE-së tani po kërkojnë që pala kosovare të hartojë një strategji socioe-konomike për veriun, por gjërat në këtë drejtim nuk kanë lëvizur ende. /Start/

                                                                                             2012-04-29 09:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›