E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova e radhës që dëshmon paaftësinë për të arritur sukses

Ajo që po ndodh me Gërdecin dhe gërdecarët, është vetëm prova e radhës që qeveria është e paaftë të arrijë suksesin. Janë kaq të paaftë të jenë të drejtë dhe njerëzorë saqë maksimumi që mund të arrijnë, është të ofrojnë një gënjeshtër të re (25 mijë lekë në muaj) në vend të gënjeshtrave të vjetra, (rindërtim shtëpish, dëmshpërblim deri në qindarkën e fundit).

Dhe janë edhe më zi se kaq. Marrin paratë e dhuruara dhe me pretekstin se qenka tejkaluar shuma e dëmeve të konstatuara në Gërdec, i kalojnë paratë në Buxhet, pra, në sisët e lopës-shtet, ku do pinë pastaj me radhë gjithë të korruptuarit dhe sekserët e tyre. Suksese, pra, në luftën kundër korrupsionit!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›