E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata me KESH-in dhe KEK-un, ndihmon abuzuesit e kontratave

Interesant vëzhgimi i gazetës për kontratat e energjisë elektrike dhe miliardat e harxhuara në to. Si në Kosove, si në Shqipëri, ka një trafik me energji për xhepin e atyre që lidhin këto kontrata.

Kështu, kuptojmë pse as KEK i Kosovës dhe as KESH i Shqipërisë, nuk janë fort të gatshëm për t’i dhënë fund shpërdorimeve të mëdha në rrjet. Sepse pikërisht kjo situatë mbulon malvlerësimet e tyre, veprimet abuzuese.

Derisa nuk kemi matës dhe kontroll të drejtë, do kemi shpërdorime. Dhe këto mbulojnë energjinë e abuzuar në kontrata. Miliona dollarë na grabitin me këtë sistem qeveritarët tanë në Kosovë e në Shqipëri! Kuptoni pra, pse është aq e vështirë të kemi një pasqyrë me hyrje-daljet e energjisë çdo ditë në Shqipëri e Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›