E Diel, 1 Nëntor 2026

Provat nga FBI: Kreu i Gardës dhe tre deputetë të PS nën akuzë

Ina Rama e Arvizu dje gjate konferences per shtyp

Arrest shtëpie për komandantin e Gardës: Arma e tij vrau Faik Myrtajn. Në arrest edhe shefi i IT-së në Kryeministri për filmimet

Hetimet e 21 janarit/ Zbardhet kërkesa e plotë e Prokurorisë për Ndrea Prendin: Qëlloi 11 herë dhe ndërroi tytën e pistoletës. Gjykata: Përse e lamë në arrest shtëpie. Berisha: Ina Rama prishi provat. PS: Të hetohen urdhëruesit e vrasjeve.

Ina Rama me Arvizun: Tri arrestime dhe tri imunitete
Policia pushoi hetimet për organizatorët. Hetim Doshit, Bares e Ballës

Kryeprokurorja: Kërkuam arrest me burg, gjykata i la në shtëpi. Faik Myrtaj u vra nga pistoleta e Prendit
Prokuroria kërkoi arrestimin e tre personave të akuzuar për vrasje dhe fshehje të provave të dosjes së 21 janarit dhe në të njëjtën ditë deklaroi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të tre deputetëve të Partisë Socialiste, nën dyshimet se ata mund të kenë nxitur aktet e dhunës që shoqëruan demonstratën. Hapi i ekuilibruar dhe i pritshëm i Prokurorisë së Përgjithshme, pas mbërritjes së ekspertizave të FBI, ndodhi një vit pas ngjarjeve të rënda në Tiranë. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me ambasadorin amerikan në Tiranë, prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, deklaroi dje se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit (arrest në burg) të shtetasve Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës, Margarit Kume, me detyrë shofer i komandantit të Gardës së Republikës dhe Armando Kasaj, me detyrë specialist i IT-së në Këshillin e Ministrave. Ndërkohë që i akuzoi tre zyrtarët për veprime faktike që u atribuohen atyre, prokurorja e Përgjithshme ishte e kujdesshme juridikisht kur tha se organi i Prokurorisë, në kuadër të një hetimi gjithëpërfshirës dhe të gjithanshëm të çështjes, çmon se duhet të vazhdojnë hetimet për të arritur në një konkluzion përfundimtar, nëse veprimet e dhunshme në protestën e dt. 21 janar kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, cilët janë personat organizatorë.
Policia shetoi organizimin
Para se të jepte lajmin e kërkesës për heqjen e imunitetit të tre deputetëve të PS, kryeprokurorja Ina Rama deklaroi se nisur nga pasojat tepër të rënda të verifikuara në vendngjarje, organi i akuzës ka kryer veprime hetimore për të zbardhur nëse personat që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit, kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, identifikimi i tyre. Për këtë pistë hetimore, hetimi u është ngarkuar shërbimeve të Policisë Gjyqësore, Policisë të Shtetit, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Ina Rama tha se Policia e Tiranës, në përfundim të hetimeve të kryera për këtë vepër penale, ka përpiluar relacionin përfundimtar për rezultatet e hetimit, duke u sugjeruar prokurorëve pezullimin e hetimeve për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal, pasi sipas tyre, janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore, por nuk kanë mundur të zbulojnë organizatorë apo nxitës të dhunës të ushtruar gjatë protestës së datës 21.01.2011.
Deputetët e PS
Pavarësisht këtij sugjerimi, organi i Prokurorisë, në kuadër të një hetimi gjithëpërfshirës dhe të gjithanshëm të çështjes, çmon se duhet të vazhdojnë hetimet për të arritur në një konkluzion përfundimtar, nëse veprimet e dhunshme kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, cilët janë personat organizatorë, tha Ina Rama. Sipas saj, në funksion të vazhdimit të hetimeve, është e nevojshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët për shkak të një roli aktiv gjatë zhvillimit të protestës së datës 21 janar 2011 dhe të indicieve e të dhënave të grumbulluara tashmë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se me veprimet e kryera gjatë zhvillimit të kësaj proteste, kanë konsumuar veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal. Kryeprokurorja deklaroi se për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetëve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21.01.2011, për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tyre. Duke qenë se ata kanë imunitet ndaj hetimit, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë, dje, më datë 23.01.2012, dhënien e autorizimit për procedim të këtyre deputetëve.

Arvizu: Mbështesim deri në fund hetimin e gjithanshëm të 21 janarit
Të hetohen vrasjet, por edhe organizatorët e dhunës

Ambasadori Arvizu

TIRANE Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, deklaroi dje se mbështet plotësisht Prokurorinë në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. Mendoj se është e qartë se mbështetja jonë ka qenë e vazhdueshme dhe e sigurt,- theksoi ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, gjatë deklaratës së mbajtur me prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Zyrën e Prokurores së Përgjithshme, sa të vazhdojë ky hetim. Ka qenë qëllimi ynë që ky hetim të jetë i pavarur dhe i lirshëm, larg çdo ndikimi politik,- theksoi ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu. Ai vuri në dukje se qeveria amerikane i mirëpret pohimet e prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, në lidhje me hetimin e gjithanshëm të 21 janarit. SHBA, në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, ra dakord të asistojë në hetimin e këtij rasti. Ne i mirëpresim ato që ka thënë sot kryeprokurorja Ina Rama, do vazhdojmë të mbështesim Zyrën e Prokurorisë, derisa të vazhdohet në këtë hetim. Ka qenë gjithmonë qëllimi ynë që ky hetim të jetë i pavarur, që të bëhet i besueshëm, të jetë gjithëpërfshirës, ka deklaruar Arvizu. I pyetur në lidhje me hetimin e ngjarjes, diplomati tha se investigimi duhet të jetë shumëplanësh. Sigurisht duhet të hetohen edhe veprimet e protestuesve që kanë ndërmarrë dhunë, si dhe veprimet e qëllimet e organizuesve për aq sa dihet, duke vazhduar me zhvillimin e hetimit nëse ka ndonjë provë, e cila vërteton pengimin e drejtësisë, tha Arvizu. Sa i përket pyetjeve për akuzat që janë bërë mbi një hetim politik të Prokurorisë në dosjen e 21 janarit, ambasadori Arvizu mohoi që ky hetim të jetë i motivuar politikisht.

Hetimet e 21 janarit
Gardist në arrest me burg

Agim Llupo, i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit

Nën hetim
Alfred Ahmetcenaj
Mark Nikolli
Sadik Çela
Gazmend Ahmetaj

Të akuzuar
Ndrea Prendi, komandant i Gardës
Margarit Kume, shofer i komandantit të Gardës
Armando Kasaj, punonjës i Kryeministrisë

Deputetë për tu hetuar
Taulant Balla
Tom Doshi
Besnik Baraj

Ndrea Prendi
Ina Rama deklaroi dje se një nga predhat që është qitur nga arma e shtetasit Ndrea Prendi, ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Predhat e tjera të qitura prej tij janë gjendur në pemët dekorative dhe në muret e zyrave të UNHCR. Për të shmangur zbulimin e këtij fakti, ky person duke përfituar nga detyra që mban, ka ndërruar tytën e pistoletës së tij, me

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›