21 Janari, Rama: Hetimi i padrejtë nëse s'përfshin Berishën dhe Bashën
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka përgëzuar ditën e sotme punën e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjeve të një viti më parë më 21 Janar ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Por, sipas Ramës tashmë që hetimi ka nisur dhe në rang politikanësh, do të quhej e padrejtë të mos përfshinte dhe urdhëruesti e 4 vrasjeve që sipas tij, janë kryeministri Berisha dhe ish-Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.
“Shprehemi për një mbështetje pa ekuivok për prokurorinë, por pa hetuar Berishën dhe Bashën, hetimi ndaj cdo figure tjetër politike ngjan i padrejtë. Si mund të mos hetohen 2 hallkat vrastare të 21 janarit. Shpresoj që kjo të mos mbetet kështu. Jo në funksion të interesit të palëve, por në funksion të interesit të thellë të drejtë të paanshëm dhe të pavarur te hetimit”.
Kreu i PS kërkoi që para përgjegjësisë të mos dalin vetëm ekzekutorët, por edhe urdhëruesit.
“Ne kërkojmë në emër të familjeve cuarjen para përgjegjësisë të përgjegjësve të mëdhenj të hapjes së zjarrit që nuk janë ekzekutorët , por urdhëruesit e tyre. S’ka komandant Garde që urdhrin e jep pa e marrë nga lart. Komandanti i Gardës mund të pranojë të bëhet kokë turku, por drejtësia shqiptare nuk mund të ndalet vetëm me arrestimin e tij. Drejtësia do ishte e paplotë dhe vrasjet do mbeteshin të pandëshkuara”.
Sipas kryetarit të PS, falë hetimeve të prokurorisë dhe analizave nga ana e FBI u zbardh njëra vrasje, ndërsa pritet drejtësi për 3 të tjera.
“Në emër të grupit parlamentar të PS përgëzoj prokurorin për hapin e madh që u hodh në rrugën e drejtësisë për 21 janarin. Identifikimi i plotë i vrasësit të të ndjerit Faik Myrtaj, komandanti famëkeq dhe arrestimi i tij, është një lajm lehtësues. Edhe pse mbeten 3 vrasje të tjera për t’u zbardhur. Rol të madh ka luajtur FBI, mirënjohje SHBA për mbështetjen totale që po i japin hetimit. Dhe arrestimi i ekzekutorit të pamjeve filmike është një lajm i mirë për procesin hetimor, që duam të besojmë se duhet bërë deir në fund”.
Në emër të grupit parlamentar të PS, Rama ftoi sot ndërkombëtarët të dëgjojnë kërcënimet që Berisha po i bën kryeprokurores dhe presidentit të Republikës.
“E quaj demencial qëndrimin e Berishës ndaj Ina Ramës. Demencë të kërcënoesh kryeprokuroren dhe presidentin se do ndëshkohen sapo të lenë detyrën. Ftoj BE të dëgjojnë me shqetësim këtë kërcënim mafioz”.
Lidhur me kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve socialistë, Rama theksoi se e mbështet këtë kërkesë dhe nëse është e nevojshme, prokuroria të hetoje dhe ndaj tij.
“Asnjë ngurrim nga ne, nëse prokuroria kërkon mandatet e 3 deputetëve. Unë personalisht jam gati të hetohem së bashku me ta, dhe se kuptoj se cfarë kanë bërë 3 deputetët më shumë se unë në organizimin e demonstratës së 21 janarit. E di fare mirë që asnjë nga deputetët s’ka bërë më shumë vetë për të organizuar demonstratën e 21 janarit. Ne të gjithë deputetët jemi të gatshëm të kontribuojmë në procesin hetimor, duke thënë të vërtetën , më shumë se të vërtetën asgjë më shumë se të vërtetën. Apel prokurorisë, të na përfshijë të gjithëve mua të parin në hetimt e saj dhe kam gjithë gatishmërinë të jap kontributin tim ashtu sic kemi të gjithë gatishëmrinë për të dhënë kontributin tonë”.
Kreu i PS theksoi se shpreson që procesi të mos ketë fatin e proceseve të tjera të bujshme që sipas tij nuk kanë bërë gjë tjetër vecse kanë indinjuar e zemëruar popullin.
“Shpresoj që fundi të mos jetë i njëjtë me proceset që e kanë dëmtuar dhe fyer rëndë popullin shqiptar dhe kanë shfaqur karakterin mafioz të këtij pushteti, që garancinë e ka gjetur tek pushteti gjyqësor”.
(d.b/BalkanWeb)