E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimet e lirimit, AVA nis përgatitjet

 

Nisin përgatitjet për zhvillimin e provimeve të lirimit sipas modelit të Maturës Shtetërore. Sipas Drejtuesve të Agjencisë së provimeve dhe arritjeve të nxënësve ka nisur puna edhe për grumbullimin e fondit të pyetjeve, për të cilat po punojnë rreth 20 mësues. Sa i përket përzgjedhjes së mjediseve të zhvillimit të provimeve, Drejtoritë Arsimore duhet të përcaktojnë mjediset ku zhvillohen ato brenda datës 20 maj. Që një mjedis të jetë i përshtatshëm për këto provime, duhet të plotësojë disa kritere si: të jetë i mjaftueshëm për të paktën 15 nxënës; largësia ndërmjet nxënësve të jetë jo më pak se 120 cm. Nxënësit e klasave të 9-ta do t’a mbyllin vitin shkollor më 5 qershor 2009, pasi kanë provimet e lirimit, ndryshe nga të gjithë nxënësit e arsimit bazë, për të cilët viti shkollor përfundon më 28 gusht. Dy provimeve do tu nënshtrohen në datat 6-27 qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›