E Martë, 3 Nëntor 2026

Provimet e maturës shtetërore – Testi model shpërndahet në shkolla ne muajin Janar

Maturantët janë informuar këtë jave për datat kur do te zhvillohen provimet e maturës shtetërore. Provimi i pare do te jete ai i gjuhës se huaj, i cili do të zhvillohet me 3 qershor. Provimi i dyte do jete ne gjuhen shqipe dhe letërsinë, i cili eshte vendosur te  zhvillohet me 10 qershor.

Duke u pasuar  nga provimi I matematikes me 18 qershor. Ndërsa provimi I fundit  ai I lendes me zgjedhje do te zhvillohet me 24 qershor.

Drejtoresha e QSHA-se Aurora Balliu ka sqaruar se ndryshe nga vitet e tjera këtë vit testet model do te shpërndahen ne shkolla qe ne muajin janar , ne mënyrë qe nxënësit te kenë me shume kohe te përgatiten.

Ndërsa aplikimin për formularët A1 dhe A1Z ku dhe maturantet do te  bëjnë përzgjedhjen e lendeve do te kenë mundësi ta kryejnë se shpejti.

Provimi do te përbëhet nga 60 pike . Ai do te përbëhet nga 3 niveli vështirësie. Si çdo vit eshte vendosur qe provimet te kenë largësi afërsisht një jave nga njeri-tjetri.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›