I pushkatuari i komunizmit Tom Ndoja përcillet për në banesën e fundit

Është përcjellë për në banesën e fundit i pushkatuari nga regjimi komunist në vitin 1984 Tom Ndoja. Me prezencën e familjarëve, të afërmëve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor është zhvilluar në Shkodër ceremonia e varrimit të eshtrave të të pushkatuarit nga regjimi komunist, të burgosurin në burgun e Qafë Barit Tom Ndoja.
Në një prononcim për “Ora News” prefekti i Shkodrës Maxhid Cungu ka deklaruar se kjo është një ditë e shënuar për familjen Ndoja, por edhe respekti për martirin e demokracisë.
Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli u pushkatuan në vitin 1984 nga regjimi komunist, eshtrat e të cilëve u gjetën vetëm disa ditë më parë në fshatin Kuç të rrethit të Shkodrës.