E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohen zyrtaret. Hakerat kineze mesyjne ne google

Kërcënimet e kundërzbulimit amerikan kundër sulmeve informatike nuk trembin  hakerat. Google fajësoi hakerët në Kinë se kanë komprometuar e-mail personalë të qindra zyrtarëve të lartë amerikanë, personelit ushtarak dhe gazetarëve. Në qendër të sulmeve dhe politikanë aziatikë bën të ditur Wall Street Journal. 

Google nuk tha se cilat pjesë të qeverisë amerikane ishin në shënjestër e as nëse ndonjë informacion konfidencial mund të jetë prekur gjatë nëpërkëmbjes së adresave personale në G-mail. Ky veprim shënon herën e dytë në 17 muajt e fundit që Google publikisht identifikon Kinën si bazë e një skeme që për qëllim ka rrëmbimin e informacioneve nga rrjeti i kompanisë Google.

Sipas Eric Gross, një prej përgjegjësve për sigurinë e  kolosit të Mountain View, Google ka informuar në kohë autoritetet amerikane dhe shënjestrat e sulmit në fjalë. Sipas Google origjina e sulmit ishte Jinan, në  provincën Shandong. Washingtoni zyrtar bën të ditur se ka filluar hetimet ne bashkëpunim me FBI-në amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›