E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu ambulant ne Vlore AKU Bashkia ti kontrolloje

Pas Drejtorisë së Shëndetit Publik është AKU në qytetin e Vlorës që ngre shqetësimin e rritjes së numrit të tregëtarëve ambulantë përgjatë plazhit, por edhe në rrugët e qytetit. Drejtori i AKU Armando Cakrani fajëson bashkinë për neglizhencë pasi institucioni që ai drejton ka dërguar disa herë shkresa zyrtare në bashki dhe policinë bashkiake për ndërhyrjen në këto raste.

“Nëpërmjet disa shkresave i jam drejtuar bashkisë së qytetit të Vlorës për këtë problem i cili është një shqetësim. Tregëtia ambulante licensohet nga bashkia e qytetit dhe nuk plotëson asnjë prej kritereve dhe kushteve higjeno- sanitare për të ushtruar një aktivitet të tillë, aq më tepër që një pjesë e tyre ushtrojnë aktivitet në kundërshtim me ligjin dhe pa asnjë lloj dokumentacioni përkatës”- tha Cakrani.

Ndërsa tregëtarët ambulantë kerkojnë një treg me kushte mesatare pasi detyrimet karshi bashkisë i paguajne. Tregëtimi i produkteve ushqimore nëpër trotuarë është një rrezik permanent për konsumatorët sidomos në stinën e verës kur temperaturat e larta ndikojnë në cilësinë e tyre.

Festim Llanja    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›