E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, PDIU përshëndet vendimin e Kushtetueses

TIRANE- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen antikushtetuese të ndërrimit të kombësisë, sipas procedurave të parashikuara në ligjin për gjendjen civile.

Nëpërmjet një deklarate për mediat PDIU shprehet se "çështja që pati si nismëtar kryetarin e Gjykatës së Sarandës,Alltun Çela përbën një gur themeli në legjislacionin shqiptar".

Për PDIU-në, fakti që ndryshimi i kombësisë sipas vendimit të gjykatës është antikushtetues nëse nuk bëhet mbi baza e prova, kjo vërteton se censusi me pyetje mbi baza etnike dhe fetare nuk duhet të zhvillohet.

PDIU i ribën thirrje qeverisë shqiptare, të heq nga pyetësori pyetjet mbi etninë dhe fenë, edhe pse kjo duhet të kishte ndodhur prej kohësh. Censusi duhet të zhvillohet në ndihmë kombit dhe shtetit shqiptar, pra pa pyetje mbi përkatësinë kombëtare dhe besimin e individëve. Edhe në rast se Komisioni Shtetëror i Censusit, në kundërshtim me vullnetin e popullit, vijon këtë projekt, PDIU do të bëhet garat i amendamenteve të saj të kaluara në Kuvend”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sipas kësaj force politike, INSTAT detyrohet që të marrë si të dhëna të sakta për efekt statistikor të dhënat që janë të shënuara në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese e përforcon këtë qëndrim.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›