Reforma Zgjedhore, PS: Jemi gati, duam asistencën e ndërkombëtarëve
TIRANE- Partia Socialiste e konsideron si të domosdoshme fillimin e punës për reformën zgjedhore, pasi ajo duhet të jetë e përfunduar brënda pranverës së vitit 2012. Kështu ka deklaruar deputeti i partisë socialiste Damian Gjiknuri në një intervistë për NEWS 24 . Gjiknuri i cili është edhe kryetar i grupit socialist për reformën zgjedhore , theksoi se në këtë proces duhet të konsultohen edhe partitë aleate por edhe edhe shoqëria civile.
“Reforma zgjedhore është imediate dhe për mendimin tim duhet të përfundojë në pranverën e vitit tjetër në mënyrë që ti lihet kohë shumë se 1 vit implementimit, aq më tepër nëse ne do të kemi përfshirje të teknologjive të avancuara në disa procese të administrimit të zgjedhjeve.”- deklaron deputeti Gjiknuri.
Ai sqaron se reforma zgjedhore ka dy elementë, njëri ka të bëjë me rregullat, ai që quhet ligji zgjedhor sa i përket çështjes së administrimit dhe elementë të tjerë të trajtimit të problemeve të identifikimit të zgjedhësve, listat e zgjedhësve. Elementi i dytë është ai i sistemit zgjedhor.
Në lidhje me pyetjen nëse pjesë e propozimeve të socialistëve , do të jenë ndryshimet e sistemit zgjedhor apo riformatimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Gjiknuri thekson se është ende herët për të diskutuar. Por ai zbulon disa nga propozimet e PS-së, që kanë të bëjnë me riformatimin e KQZ-së, për të qenë e pavarur, por gjithashtu do kërkohet edhe përmisimi i sistemit ankimor duke gjetur mënyra të reja.
“Parti të ndryshme kanë këndvështrime të ndryshme sa i përket sistemit zgjedhor. Nuk ka ndonjë sistem zgjedhor të përkryer. Problemet më të mëdha janë ato me listat dhe identifikimin e zgjedhësve për të eliminuar përfundimisht problemin e votave fiktive, apo njerëzve hije që na rezultojnë votues. Problem tjetër janë dhe mënyra e trajtimit të animimeve, rolit të KQZ-së, e cila sugjerohet forcërisht nga ndërkombëtarët se duhet riparë forma e kompozimit për të përforcuar pavarësinë e këtij institucioni. “- nënvizoi deputeti socialist.
Gjiknuri gjithashtu shprehet se opozita kërkon që në proces të përfshihen edhe institucionet e rëndësishme si OSBE/ODIHR. Ndërkohë tha se selia rozë është në pritje të një reagimi nga kryeministri Berisha në lidhje me garancitë që kërkohen për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
”PS po përgatit propozimet e saj të cilat do diskutohen në komision. Kërkojmë konsensusin dhe të palës tjetër. Mbi të gjitha kërkojmë asistencë të OSBE/ODIHR e Komisionit të Venecias. Atë fjalë që gjoja kryeministri e ka thënë për demagogji të provojmë sa do të jetë reale, që ata të tregohen të hapur në lidhje me propozimet tona për një mbarëvajtje të zgjedhjeve të ardhshme.”- tha Gjiknuri.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)