E Diel, 1 Nëntor 2026

AKKP nis procesin e pranimit të kërkesave për shpërblim të pronarëve të prekur nga legalizimi

TIRANE-  Agjencia e e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) nis të hënën procesin e pranimit të kërkesave për shpërndarjen e këstit të parë për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale për subjektet sipas listës së miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.120, datë 17.02.2011.

Burime të AKKP bënë të ditur, për atsh, se ky këst është në masën prej 37% të shumës së përgjithshme në të holla të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond fillon ditën e hënë dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat. AKKP fton të gjithë subjektet e interesuara që të paraqiten për dorëzimin e kërkesës për kompensim.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›