E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provokimi me Marubin

Artisti nga Shkodra ne nje bisede mbi prezantimin ne Ekspoziten e Artit Pamor Onufri 2010. Kerkimi mbi imazh Portret gruaje te Pjeter Marubit


Artan Dracini merr pjese ne Onufri 2010 me diptikun fotografik Pa titull. Ne njeren ane rri puna e tjeterkujt nje portret i Pjeter Marubit dhe perbri autori prezanton operacionin qe ai ka bere mbi kopjen e portretit. Kush eshte autori seciles


Dracini e quan nje rast te provokuar ne kuptimin e gjestit artistik.
Ne imazhin origjinal nje grua ka pozuar e ulur para nje sfondi me beze te zeze. Mban nje qenush ne prehrin e plote qe i krijon nje fustan kerpudhe me pika. Ky kompozim ngrihet mbi nje skele derrase.


Ne foton konfrontuese Dracini paraqet nje imazh pa inskenimin pa teatrin pa memorien qe ruan origjinali. Heqja e ketyre elementeve ne foton ku shkruhet Pjeter Marubi Portret Gruaje 1875-1903 eshte pjese e nje kerkimi qe artisti nga Shkodra e komenton ne kete bisede per Shekullin.


Ne cfare rrethanash ju ra ne dore ky imazh i Pjeter MarubitKerkimi qe keni kryer mbi te ku synon te arrije


Fillimisht me lejoni te them se mundesia per tu shprehur per punen tende eshte gjithmone joshese me gjithe friken e justifikuar se fjala mund te varferoje dhe ngurtesoje nivelet e leximit te imazhit.


Do te isha dakord me ju per termin kerkim qe ju perdorni por jo ne kuptimin e studiuesit te fotografise historianit te artit apo kerkuesit shkencor.


Duhet te biem ne nje mendje qe behet fjale per ate lloj kerkimi qe sheh si protagonist te lojes Institucionin ne nje dialog te zgjatur ne kohe me nje motiv te caktuar qe ne krijimtarine artistike te autoreve te ndryshem prodhon cikle apo nje seri veprash qe trajtojne te njejten teme.


Interesi im per fotografine historike vecanerisht te Marubeve ka qene pjese e ketij procesi pyetjesh e pergjigjesh qe shpreson te marresh nga imazhet dhe ngjarjet e te kaluares ne perpjekjet qe cdo individ apo shoqeri ben ne kerkim te nje raporti sa me te sakte me identitetin e vet.


Ne kete kontekst veprat e ekspozuara te artit qe nxiten dhe sherbehen nga fondi i trashegimise kulturore perbejne ne vetvete apel per perkujdesje ndaj ketyre vlerave te vyera dhe institucioneve qe i konservojne.


Kontakti me foton Portret gruaje te Pjeter Marubit te botuar ne albumin e vitit 2003 /Marubi- Shqiperia 1858-1950/ ka ardhur thjesht rastesisht si pjese e ketij procesi interesi e shfletimi.

Konfrontimi i imazheve ve ne dukje nderhyrjen RETUSHIMIN nje loje e njohur me fotografine dokumentare ne regjimin e kaluar.


Fotografia ne fjale te godet menjehere jo vetem per cilesine e bukurine e saj por dhe nga prania e njekohshme e dy momenteve diametralisht te kunderta te huaja per njera-tjetren. Pamja fisnike dhe pse jo aristokratike e gruas qe pozon mbi nje podium tejet te vrazhde agresiv dhe te paperpunuar.


Kjo prezence kontradiktore te nxit instinktivisht deshiren per ta pastru. Ne kete moment hyn ne loje ai retushimi me se shumti ne kuptim figurativ se sa fjale per fjale i famshem dhe i mirenjohur nga ne - dhe qe ju me te drejte permendni - duke shkaktuar nje deformim dhe ndryshim te atille te thelbit te imazhit sa qe rrjedhimisht lindin nje varg pyetjesh.


Retushimi behet katalizator hamendjesh dhe dyshimesh qe kane te bejne jo thjesht me fatin e nje fotoje. Per saktesi fotoja ne fjale eshte botuar ne albumin e vitit 2003 e paprekur dhe pa nderhyrje.


Ne te vertete cfare ka ndodhur me ate portret gruaje Per cfare qellimi eshte rinuar ai imazh i mrekullueshem


shte krijuar artistikisht nje shembull simbolik tipizues i menyres sone te te sjellurit me imazhet e te kaluares dhe kujtesen tone ne nivel individual dhe shoqeror.


Pyetjet qe lindin ne perfundim te nje operacioni te tille te natyres se ready-made-it jane te ndryshme ne momentin qe retushimi i ka zhdukur p.sh. personazhit qe pozon podin e saj te aktrimit. I ka fshehur aktorit skenen.


A kemi te drejte te supozojme se - perderisa gruaja pozon para kameres - ajo aktronte deshirat dhe aspiratat e saj - dhe qe ne - 100 vjet pas jua rrefejme vetes dhe femijeve tane si nje realitet te permbushur Gruaja qe pozon mund te ishte nje e huaj qe fotografohej ne Shqiperi


Nisur nga te dhenat historike te kohes kjo eshte krejt e mundur. Sa prej memories sone personale dhe kolektive eshte produkt i ketyre retushimeve koshiente apo inkoshiente qofshin


Sa prej asaj cka ne mendojme per veten tone eshte rrjedhoje e fakteve te cituara jashte konteksteve


Me kete prezantim ne Onufri ju beni pa e pasur qellim edhe nje apel per gjendjen e koleksionit te kesaj trashegimie kombetare


Ai qe vesh rrobat e artistit eshte i interesuar te zgjoje pyetjet - pergjigjet jane ne dore te spektatorit.


Ekspozita te tilla si Onufri jane nje rast i bukur per te ndertuar kete lloj marredheniesh e dialogu me publikun e artit.


Ju vazhdoni te jetoni ne Shkoder drejtoni galerine e artit atje me jo pak veshtiresi. Nese do te kishit mundesi financiare dhe njerez qe tju mbeshtesnin cfare do te benit per galerine


Sa i perket aktivitetit te Galerise se Arteve te Shkodres mund te them se problemet e institucioneve kulturore ne Shqiperi pavaresisht specifikave mbeten te ngjashme. Ato jane probleme qe rrjedhin nga nevoja per te ripozicionuar veten ne nje realitet qe ka ndryshuar dhe ndryshon cdo dite.


Si i tille duhet pare si nje proces dhe jo si nje moment. Suporti financiar dhe njerezor do te ndihmonte ne realizimin sa me te mire te atyre objektivave dhe misioneve qe cdo galeri arti muze apo institucion kulturor shpall publikisht. Me kete rast falenderoj komunitetin e artisteve shkodrane per mbeshtetjen dhe kontributin ne realizimin e aktiviteteve te ndryshme te zhvilluara prane kesaj galerie.


Dy fjale per veten tuaj punen interesat per artin.
Kam lindur ne Shkoder ne vitin 1965. Kam perfunduar studimet e larta per pikture prane ILA sot Akademia e Arteve Tirane ne vitin 1987. Aktualisht punoj si pergjegjes i Galerise se arteve te Shkodres.


I perkas atij brezi artistesh qe Onufrin e kane ndjekur qe ne fillimet e tija - si pjesemarres edicioni 2002 2003 2010 apo vizitor - dhe mbetet nje aktivitet perhere i rendesishem per skenen artistike shqiptare. Besoj se simpatia ime per Onufrin dhe llojin e debatit qe ai nxit tregon njekohesisht edhe per vete qasjen dhe preferencat e mija ndaj krijimtarise artistike.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›