Vizioni i Ibrahim Rugovës në një libër të autorit Enver Bytyçi
12/01/2011 Dr. Don Lush Gjergji
Enver Bytyçi,
“Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës”:
Faik Konica – Prishtinë, Koha – Tiranë, 2010.
Studimi i mirëfilltë i studiuesit. Enver Bytyçi- “Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës”- ka mjaft risi dhe përparësi, sepse e trajton figurën e Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova nga disa shqyrtime dhe këndvështrime të ndryshme dhe në kontekstin e ngjarjeve shqiptare, pastaj jugosllave, ballkanike, deri diku edhe evropiane dhe botërore. Ai na zbulon dhe dhuron fytyrën e tij pothuaj të panjohur në tre aspekte të reja: filozofike, politike dhe nacionale, që doemos ndërlidhen, përplotësohen njëra me tjetrën dhe pa të cilat Presidenti Ibrahim Rugova del i mangët, i cunguar, në rrezik që të trajtohet në mënyrë të njëanshme dhe jashtë kontekstit filozofik, politik dhe shoqëror.
Në veçanti çmoj dhe vlerësoj lartë pjesën e tretë të librit:-“Gandi i Prishtinës dhe i Ballkanit”,- ku me shumë kujdes dhe maturi paraqitet filozofia dhe përcaktimi jetësor i dr. Ibrahim Rugovës. “Madje vizioni i Ibrahim Rugovës nuk ishte shfaqur ndonjëherë në historinë e të gjitha vendeve ballkanike. Ai ishte një lloj lëvizjeje që synonte detyrimin moral, bazuar në vlera. Ajo ishte një lëvizje për çlirimin bazuar në virtyte, në moralin e shoqërisë njerëzore.
Thelbi i lëvizjes së Rugovës për çlirim ishte mospërdorimi i dhunës... Para së gjithash kjo strategji kërkonte vetëdije të plotë politike, vetëbesim, si dhe përgatitje psikologjike, shpirtërore, sociale e shoqërore të njerëzve që e përfaqësonin... Dy milionë shqiptarë ishin bashkuar në mbështetjen e tyre ndaj politikave të lëvizjes çlirimtare, të cilat i kishte prezantuar Rugova” /Enver Bytyçi, Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës, vep. e cit. fq. 81-83/.
Çka ishte risia absolute e lëvizjes gandiane, apo si thoshte Presidenti Ibrahim Rugova, tereziane?
Disa e kishin krahasuar atë me Vicslav Havel-in e Çekosllovakisë, së paku në aspektin e luftës kundër diktaturës komuniste dhe për demokraci. Mirëpo çështja shqiptare e Kosovës ishte shumë më e vështirë dhe ndërlikuar, sepse duhej luftuar së pari kundër nacionalizmit të tërbuar dhe tepruar serb, si dhe kundër tendencave të tyre hegjemoniste ndaj të tjerëve, sidomos ndaj shqiptarëve, dhe vetëm më vonë edhe për një demokraci të mirëfilltë dhe për pluralizëm politik ndër ne shqiptarët dhe të tjerët, gjë kjo që ende ishte vetëm si kërkesë, dëshirë, nevojë, por pa ndonjë përvojë apo qartësi konkrete..
Të tjerët e kishin krahasuar me Mahatma Gandi-n, apo edhe me Martin Luther King-un. Kuptohet, se kishte gjëra të përbashkëta dhe parimore, por edhe mjaft dallime cilësore dhe përmbajtjesore, sepse Ibrahim Rugova synonte së pari ta njihte dhe informonte botën mbi gjendjen reale shqiptare dhe serbe të Kosovës, parakusht që çështja e jonë të bëhej ndërgjegjja e Evropës dhe e botës.
Bindja e tij e thellë dhe jetësore se shqiptarët jemi në anën e të mirës, të drejtës dhe të vërtetës, pra, kemi argumente si historike, ashtu edhe aktuale, apo si e kisha formuluar unë: ne shqiptarët thënë figurativisht kemi mall të mirë, por jemi tregtarë të dobët, që Ibrahim Rugovës i pëlqente shumë, e shtynte atë për internacionalizimin dhe sensibilizimin e çështjes së Kosovës, sepse e dinte fare mirë se bota do të jetë me ne, jo pse jemi shqiptarë, apo kundër serbëve, por për hir të së drejtës dhe të vërtetës.
Kjo “luftë” mediale pamoro-dëgjimore e mjeteve të komunikimit, e qarqeve politike dhe diplomatike, dukej si ajo biblike mes Davidit dhe Goliatit, sepse serbët kishin çdo gjë në dorë. Mirëpo Presidenti Ibrahim Rugova shpesh më thoshte kështu: “Në anën tonë është e vërteta, historia, toka e Kosovës”. Këtyre tri të vërtetave duhej t’i shtoheshin edhe dy shtylla të rëndësishme: vetëdija jonë kombëtare dhe përcaktimi ynë paqësor dhe jodhunor deri në fund, pa hequr kurrë dorë prej vetvetes dhe të vërtetës, lashtësisë, traditës, kulturës dhe qytetërimit tonë të lashtë iliro-shqiptar.
Disa e kanë krahasuar Ibrahim Rugovën edhe me liderin e Afrikës Jugore Nelson Mandelën, kuptohet, me ngjasime dhe dallime, sidomos në rezistencën paqësore aktive. Presidenti Ibrahim Rugova strategjinë tonë e arsyetonte kështu: “Strategjia paqësore dhe jodhunore është një zgjidhje dhe një nevojë. Në shekujt e kaluar pati shumë lufta në Ballkan dhe ne shqiptarët jemi paditur si ata që e kishim “destabilizuar” paqen. Kështu e kemi zgjedhur strategjinë jodhunore për ta mposhtur këtë tezë...Tani kemi dëshmuar para botës se jemi një popull që ka zgjedhur paqen me mjete paqësore dhe jodhunore. Jodhuna është një mënyrë, sepse që tre vite kemi mbetur pa polici, pa Parlament, pa qeveri, sepse serbët i kanë dëbuar shqiptarët nga këto institucione. Megjithatë, strategjia jodhunore dhe paqësore është më tepër një përcaktim se një nevojë, në mënyrë që bota ta hetojë se jemi të nëpërkëmbur dhe të vetmuar nga të gjithë...” /Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Resistenza nonviolenta nella ex-Jugosllavia, EMI Bologna, 1993, fq. 29-30/.
Studiuesi. Enver Bytyçi strategjinë e dr. Ibrahim Rugovës e vlerëson kështu në mënyrë përmbledhëse: “Kështu rezistenca e shqiptarëve ishte koncentruar në mosnjohjen e pushtetit serb, në refuzimin e këtij pushteti dhe ligjeve të tij në politikë, në arsim, në kulturë, në shëndetësi, në çështje sociale, në sipërmarrjet ekonomike e në sistemin e taksave. Bojkoti i shqiptarëve kishte sjellë me vete jo vetëm një risi të re në luftërat ballkanike për liri, pavarësi e demokraci, por i kishte ndërgjegjësuar shqiptarët në Kosovë e në ish-Jugosllavi se kjo kishte qenë forma më e suksesshme e rezistencës...” /Enver Bytyçi, vep. e cit. fq. 103/.
Presidenti dr. Ibrahim Rugova pati shumë kundërshtarë të brendshëm dhe të jashtëm, edhe pse ai kurrë nuk ishte kundër askujt, por vetëm kundër të keqes, padrejtësisë, ndarjeve dhe përçarjeve, urrejtjes dhe gënjeshtrës. Ai vuajti shumë, pa i shkaktuar askujt vuajtje, pa e sulmuar askënd, pa u mbrojtur me fajësime apo shfajësime, sepse besonte në të “pamundshmen”, në fitoren e të mirës ndaj të keqes, të të drejtës ndaj padrejtësisë, të së mirës së përbashkët apo universale, ndaj asaj personale, familjare, grupore.
M’u për këtë ai ka lënë në porosi dhe trashëgimi që ende duhet zbuluar dhe zbatuar, e që është “pajtimi në kundërshti, është kompromisi në mjetet që zgjidhen për të arritur qëllimin final dhe jokompromisi sa i përket arritjes së qëllimit, është respekti për njëri-tjetrin, sidomos për kontributet në dobi të Kosovës”. /Enver Bytyçi, vep. e cit. fq. 112/.
Presidenti dr. Ibrahim Rugova ishte vërtet vizionar, filozof, profet, vegimtar, strateg, burrështetas, përfaqësues i denjë i një populli të lashtë dhe martir, i cili në gjirin e tij kishte lindur dhe dhuruar botës shumë personalitete të spikatura, sidomos Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe Nënën Terezë Bojaxhiu, për të dëshmuar virtytin e guximit dhe të trimërisë, por edhe vlerën e bujarisë dhe të dashurisë flijuese dhe dhuruese.
Presidenti dr. Ibrahim Rugova gjithnjë i pati në mendje dhe në zemër dy figura tejet të dalluara: Papën Gjon Pali II dhe Nënën Terezë. Këto dy figura markante kishin ndikim dhe frymëzim në jetën dhe në veprën e Ibrahim Rugovës, sepse ai, por edhe populli shqiptar, nëpërmjet tyre arriti ta informonte dhe sensibilizonte botën, mbi të gjitha Amerikën dhe Bashkësinë Evropiane, për gjendjen tonë reale, si dhe për të kërkuar dhe gjetur bashkë me miqtë tanë rrugën e lirisë dhe të demokracisë, atë të bashkëjetesës dhe të dialogut ndëretnik dhe ndërfetar, kuptohet, në dobi dhe të mirë të të gjithëve / Lexo: Enver Bytyçi, vep. e cit. fq. 112-119/. Lidhja mes Papës Gjon Pali II dhe Nënës Terezë ishte e madhe dhe e shenjtë. Nëpërmjet saj, por edhe Imzot Nikë PRELES dhe Presidentit dr. Ibrahim Rugovës, Papa Gjon Pali II, e pastaj nëpërmjet tij, kuptohet, bota së fundi e kishte kuptuar dhe pranuar të vërtetën mbi Kosovën dhe popullin shqiptar.
Ja dëshmia bindëse e Papës Gjon Pali II: “Unë e dua popullin shqiptar shumë për dy arsye: sepse ka vuajtur shumë gjatë dhe padrejtësisht dhe përse na keni dhuruar Nënën Terezë!” /Don Lush Gjergji – Don Valentino Salvoldi, Imzot Nikë Prela Njeriu i Zotit, Kishës dhe Popullit, Velar – Bergamo, Drita – Prizren, 2010, fq. 31/.
Vepra e studiuesit Enver Bytyçi mbi figurën e Presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, “Gandit” të ditëve tona, siç e kam quajtur unë, nuk mund vetëm të lexohet, por duhet të zbërthehet, shpjegohet, shqyrtohet, edhe më tepër të meditohet, sepse në të mund dhe duhet ta gjejmë vetveten dhe të vërtetën tonë historike dhe aktuale.
Libri i Enver Bytyçit, “Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës”, ka shumë përparësi dhe begati, është një shqyrtim i mirëfilltë filozofik, politik, shoqëror i jetës dhe veprimtarisë së tij, me burime të shumta vendore dhe ndërkombëtare, mbi të gjitha me mundësi të analizave dhe sintezave të Presidentit Rugova, por edhe të kohës dhe rrethanave që paraprinë lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, për të cilën ai kishte flijuar shumë, mos të them gjithçka.
Prandaj mirënjohja dhe falënderimi ynë i takon së pari Presidentit dr. Ibrahim Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij për shërbimin e madh që ia bënë Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar, por edhe autorit Enver Bytyçit, i cili në stilin e “bletës” grumbulloi dhe bashkërenditi shumë mendime dhe interpretime interesante, si dhe dy shtëpive botuese, “Faik Konica” nga Prishtina, dhe “Koha” nga Tirana, që e mundësuan këtë botim .
“Memoria non perditur”, mos të tretet kujtimi, ndoshta do të ishte motoja më e qëlluar për personalitetin e ndritur dr. Ibrahim Rugova, për shumë e shumë shqiptarë të çmuar dhe të dalluar, të cilët për ne kanë bërë shumë, e ne ndoshta i kemi harruar apo nuk i njohim fare, dhe dhuratat e thesaret e tyre nuk i kemi më në mendje dhe në zemër.