E Diel, 1 Nëntor 2026

Prudentino i shet aksionet kunatit te Bregut. QKR-ja i zhduk emrin

UPADTE- Qendra Kombetare e Regjistrimit te Biznesit heq nga web siti i saj emrin e italianit Angelo Prudentino si aksioner ne kompanine BETTING SYSTEM ALBANIA. Kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu apo bashkeshorti i vajzes se spektakleve Ornela Bregu figuron tashme si aksioner me shumice aksionesh ne kete kompani nderkohe qe asaj i eshte shtuar edhe nje tjeter emer ai i Gani Bakut me 20 te aksioneve.



Albino Prudentino nje nga kreret e mafias italiane ka ndertuar biznese te shumta ne Shqiperi duke u lidhur me te aferm te kabinetit qeveritar. Ne letrat zyrtare te kompanise shfaqet fillimisht emri i Shpresa Brecanit vajzes se motres se kryeministrit Berisha dhe me pas emri i motres dhe kunatit te ministres Majlinda Bregu. Madje kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu i eshte bashkuar familjes Prudentino ne biznesin e lojerave te fatit ne Shqiperi. Ne shkurt te ketij viti Angelo Prudentino krijon kompanine ne te cilen kunati i ministres Bregu zoteron 20 per qind te aksioneve ndersa motra e saj prezantuesja Ornela Bregu rezulton te jete anetare e keshillit mbikeqyres te kompanise BETTING SYSTEM ALBANIA. Angelo Prudentino rezulton te jete disa here i arrestuar dhe sipas hetuesve italiane dyshohet se perdorte parate e organizates mafioze Sacra Corona Unita per te investuar ne lojerat e fatit kjo nuk e ka penguar aspak ate te krijoje kompani me njerez te afert qe jane sot ne pushtet.

Dokumentet zyrtare te shtetit shqiptar tregojne se motra e ministres se Integrimit Ornela Bregu eshte anetare e keshillit mbikeqyres ndersa i shoqi zoteron 20 per qind te aksioneve te kopanise BETTING SYSTEM ALBANIA. Kompania eshte krijuar me 1 mars te vitit 2010 dhe z. Ervis Gjecaj jo vetem qe zoteron 20 per qind te aksioneve te kesaj kompanie por rezulton te jete edhe perfaqesuesi ligjor i saj. Kompania e krijuar me vullnet te lire ndermjet Angelo Prudentinos dhe Ervis Gjecajt ka per objekt te veprimtarise se saj gjithcka qe ka te beje me lojerat e fatit ne Shqiperi.

Keshtu sipas ekstraktit zyrtar te krijimit te shoqerise ajo operon ne fusha siSherbime ne softuere nepermjet internetit per parashikimin e zhvillimit te lojerave te fatit te kazinove basteve garave te ndryshme te te gjitha llojeve. Prodhim i materialeve lendeve te para dhe prodhim i makinave elektronike te lojerave te fatit. Zhvillim i lojerave te fatit lojerat aritmetike loto keno bingo proto xhoker baste lotari lojera elektronike lojera fati sportive te cilat jane konkurs per parashikimet sportive te te gjitha lojerave sportive si ato qe luhen me kembe me dore ne uje per gjetjen e rezultateve te ndeshjeve te futbollit ose te lojerave te tjera sportive te te gjitha llojeve.
Shoqeria rezulton te kete filluar menjehere aktivitetin e saj nderkohe qe ne nisjen e veprimtarise e motra e Ministres ka mbikeqyrur ne baze te dokumenteve te gjithe aktivitetin e kompanise. Ndersa Angelo Prudentino referuar dokumentacionit zyrtar rezulton te kete 80 per qind te aksioneve te shoqerise qe ka seline ne kryeqytet.

Te gjitha keto biznese sipas hetuesve italiane qe ndihmuan ne arrestimin e Prudentinos kane prejardhje nga parate e pista te krimeve te Sacra Corona Unita ne Itali. Sipas ligjeve shqiptare keto pasuri duhet te sekuestrohen por deri me tani burimet zyrtare te Policise Shqiptare pohojne se nuk ka nisur ende ndonje hetim mbi aktivitetin dyvjecar te Albino Prudentinos apo te njerezve te aferm me te.


Brecani E dhashe borxh emrin..


Shpresa Brecani vajza e motres e kryeministrit Berisha ka pranuar dje faktin qe eshte ekspertja kontabel e shoqerise se bosit te mafias italiane Albino Prudentino por sipas saj vetem sa ka vene ne dispozicion emrin e saj.

Nje prej aksionereve me kerkoi leje qe te vendoste emrin tim si Eksperte Kontabel e shoqerise. Kete kerkese e pranova per kortezi duke qene qe ky eshte nje veprim ligjor formal dhe i rendomte ne momentin e krijimit te shoqerise por qe nuk krijon per mua angazhimin e certifikimit te saj per sa kohe qe shoqeria me nje vendim asambleje nuk nenshkruan nje kontrate sherbimi me mua. Theksoj se pervec lejimit te citimit te licences sime ne momentin e krijimit ne asnje moment nuk kam qene eksperte kontabel e kesaj shoqerie dhe nuk kam ofruar sherbime te karakterit profesional- thuhet ne njoftimin e Brecanit.


Ne shtypin e dites ne Tirane jane botuar sot dokumenta te shumte qe provojne se mbesa e Berishes Shpresa Brecani ka sherbyer si eksperte kontabel ne nje nga kompanite e medha te basteve te hapura ne Shqiperi nga Albino Prudentino nje prej drejtuesve kryesore te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita.
Prudentino u arrestua dje ne qytetin e Vlores per llogari te drejtesise italiane.
Prudentino 59 vjec jetonte ne Shqiperi prej kohesh dhe kishte themeluar tre kompani ne fushen e basteve dhe kazinove


Emri i Shpresa Brecanit vajza e motres se kryetarit te qeverise shqiptare S.Berisha nuk eshte i panjohur per opinionin publik shqiptar. Znj.Brecani ka punuar dhe si eksperte kontabel e dy kompanive te biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazllic te cilin kryeministri Berisha e ka quajtur mik te ngushte familjar perpara Kuvendit te Shqiperise.
I njejti emer pra ai i Shpresa Brecanit del edhe si audituese e pasqyrave financiare te ndermarrjes MEICO dhe te Uzines se Policanit.


Kompanite e basteve te Prudentinos egzistojne zyrtarisht te regjistruara ne Qendren Kombetare te Regjistrimit ne Tirane nen emrin e djalit te tij Anxhelo Prudentino 35 vjec. Ne Bet Plus Prudentino zoteron 45 per qind te aksioneve ne Betting System Albania zoteron 80 per qind te aksioneve dhe ne Cazino Italia 50 per qind te aksioneve.
Prudentino dhe 11 te tjere u arrestuan nga repartet speciale te ROS policise italiane dje ne kuader te operacionit antimafie Calypso.


Raporti i SHISH ne Kuvend paralajmeroi se parate e pista te vendeve te huaja po investoheshin ne Shqiperi. SHISH Mafia po sponsorizon lojerat e fatit dhe politikanet


Kambanat e alarmit per shtrirjen e organizatave mafioze ne Shqiperi rane ne korrik te ketij viti ne nje raport te paraqitur nga SHISH ne parlament. Aso kohe raporti i paraqitur ne Kuvend nga kreu i SHISH Bahri Shaqiri u mbajt sekret nderkohe qe ka qene opozita ajo qe beri publik disa detaje te tij. Ne raport thuhej se mafia krimi organizuar dhe sherbimet sekrete te vendeve te huaja kane sponsorizuar emerimin dhe ngjitjen ne karriere te qeveritareve dhe politikaneve ne Tirane. Sipas raportit te SHISH keta persona vazhdojne ende te mbajne lidhje te ngushta me sponsorizuesit e tyre mafian krimin e organizuar dhe sherbimet sekrete te vendeve te huaja.
Ne raportin e paraqitur nga drejtori i SHISH Bahri Shaqiri para deputeteve te Komisionit te Sigurise Kombetare te Kuvendit thuhej se organizatat mafioze kalabreze nderveprojne me shtetas shqiptare nga nje qark nder me te medhenjte e me te pasurit ne Shqiperi. Grupe kriminale kazaleze napoletane po shprehin deshiren te investojne ne Shqiperi ne drejtim te ngritjes apo blerjes se kazinove ashtu sic ne Malin e Zi dhe Maqedoni - citohej ne raport.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›