Pse Dik Marti beri sikur u terhoq
NgaMENTOR NAZARKO
Intervista e fundit e Dik Martit ne nje portal te shqiptareve ne Zvicer krijoi vemendje te jashtezakonshme ne publikun mbarekombetar. Ne kete operacion imazhi shume cilesor nepermjet nje interviste me nje portal shume cilesor te drejtuar nga nje intelektual i shquar shqiptar dikur studiues ne universitetin ku Marti eshte president Marti u perpoq te merrej me te gjithe akuzat. Arsyeja kryesore per kete vemendje lidhet me shfajesimet e Dik Martit per UK-ne dhe Hashim Thacin apo rishikimin e qendrimit ndaj
shqiptareve si komb.
Jane disa arsyet e Dik Martit i cili megjithate ia arriti nje qellimi te pare te korre sukses me tituj mediash si thote diplomati britanik MacSHane. Ne pikepamje kohore pak dite na ndajne nga shqyrtimi i raportit ne Asamblene Parlamentare te KE. Gjate kesaj eshte verejtur nje mobilizim mbarekombetar shqiptar i cili me shume gjasa nuk pritej as prej Martit as prej kujt qendron pas tij. Mund te imagjinohej se besnike te tradites se sherreve te tyre te brendshme shqiptaret ne Kosove ne Shqiperi do ta perdornin raportin per te goditur njeri- tjetrin. Megjithe vonesat ne reagim apo ndonje diferencim si ai i Vetevendosjes pergjithesisht faktoret shqiptare unifikuan qendrimet te pakten rreth nje emeruesi te perbashket. Megjithese nuk u realizua ideja e shprehur nga Pacolli per nje tryeze mbarekombetare u vune re disa iniciativa ne ate kahje si vizita e Presidentit Krasniqi ne Tirane apo firmosja e njekohshme mbarekombetare e peticionit anti Marti. Kjo i ka krijuar nje shqetesim te madh Martit i cili sic tregon intervista i njeh mire reagimet shqiptare. Sipas nje parimi edhe juridik te parespektuar ne raport ku ka vetem fjale te akuzatoreve dhe jo fjale te te akuzuarve Marti vendosi te komunikoje njerezisht dhe me shqiptaret. Nese nepermjet publikimit te raportit ai shau shqiptaret ne te gjitha gjuhet e botes sot ai komunikoi duke i marre me te mire shqiptaret vetem ne shqip. Pse Sepse Marti 65- vjecar eshte nje njeri qe ne vitet e fundit te karrieres se tij publike aspiron te ngjitet lart ndoshta deri ne Presidencen Helvetike. Nuk do dukej e udhes per nje njeri me kesi ambicieje te pikturohej si antishqiptari me i madh ne kohen kur ne Zvicer jeton nje komunitet i madh shqiptar. Ndaj Marti perpiqet ta marre me te mire kete komunitet duke thene se dashuron Kadarene e te tjera pohime dashurie metaforike ku futen dhe femijet e tij. Ne kete perpjekje ai ngjan nga pak qesharak ai betohet madje se ska marre asnje para per raportin vec 200 frangave betohet se nuk eshte antiamerikan se e ka vellain shtetas amerikan dhe niperit gjithashtu. Perdorimi i fjales betohem eshte gjuhe jo prej ish-prokurori por prej politikani. Nese ne raport Marti ka bere prokurorin politik- me akuza penale thena politikisht jo profesionalisht nje kryeministri me intervisten ne shqip ai ka dashur te beje politikanin ish- prokuror. Keshtu ka dashur te zvogeloje rezistencen ndaj raportit te tij ta percaje frontin mbarekombetar shqiptar te frikshem dhe motivues qe dhe Perendimi ta kuptoje se raporti i Martit duhet hedhur ne koshin e plehrave. Duke e kuptuar nga reagimet e eksperteve zvicerane por dhe nga kirurge serbe se akuza per transplante eshte qesharake ai duket sikur do ta hedhe ne det kete akuze njejte sikur anijet hedhin ballastin ndaj flet vetem per nje grusht transplantesh dhe fton te merremi me burgosjet e paligjshme.
Kryesorja ne qellimet aktuale te Dik Martit eshte qe projektrezoluta e tij te arrije nje sukses qofte dhe te pjesshem ne mbledhjen e ardhshme te KE. Keshtu raporti i tij do mbetej ne kembe dhe ai do mbijetonte politikisht. Duke e ndjere se ky raport qesharak i cili ne nje tekst te vetem donte te godiste njeheresh Hashim Thacin UK-ne Kosoven Shqiperine Perendimin ka provokuar nje reagim te forte dhe tek Perendimi Marti iu shmang cdo debati ne arenen perendimore. Se pari iu shmang nje debati televiziv ne Zvicer dhe me ne fund iu shmang dhe debatit ne Parlamentin Evropian ku e priste me siguri nje dush i ftohte.
Per te gjitha keto arsye duhet te hidhet poshte teresisht projektrezoluta qe ai propozon. Nuk e di se cqendrim do te mbaje delegacioni shqiptar ne Asamble por vetem hedhja poshte teresisht e projektrezolutes do ti jepte vendin ketij politikani qe pasi ka lene karrieren prej prokurori ne nje moshe bukur te madhe ka ngut te krijoje publicitet rreth figures se tij nepermjet veprash te tilla. Rastesisht ose jo ne kete karriere politike filli lidhes i veprimtarise se tij eshte antisemitizmi antiamerikanizmi antishqiptarizmi.