E Shtunë, 31 Tetor 2026

Requiem per Ylli Boren

22-11-2010 / Nga Bujar LeskajGezim Llojdia

Dje iku nga bota jone mesuesi shembullor krijuesi dhe njeriu i mire Ylli Bora. U shkeput nga bota jone tokesore nje yll me zemren e bardhe dy cilesi keto te gdhendura edhe tek emri dhe mbiemri i tij. Ylli Bora lindi ne fshatin e Ali Asllanit fshatin Vajze te komunes Kote. Ylli Bora i biri i Sadik Bores ne vitin 1991 kandidoi per te djathten ne zonen e tij te origjines. Borajt ishin per regjimin e shkuar me njolle ne biografi per shkak te te kaluares se te atit. Ylli Boren e kemi njohur ne vitet e demokracise. Aty nga viti 92 ai ishte sekretar i deges se PD te Vlores. Ylli ishte njeri i matur fjale pak dhe pune shume. Midis te dekoruarve si arsimtare te mire dhe edukatore te brezit ishte edhe Ylli Bora. Ai kishte edukuar nje brezni te tere nxenesish. Dhe titulli qe iu dha ishte teresisht i merituar.
Ne punen e PD se Vlores Ylli Bora dha nje kontribut te madh qysh ne fillimet e demokracise deri kur filloi te shfaqej semundja e rende. Ai nuk la banor te ketij rrethi pa shkuar duke folur e renditur te mirat qe i vine prej demokracise. Ylli ishte njeri i matur dhe fjalepake por meditativ. Ylli Bora ishte edhe nje krijues i mirefillte. Ai shkroi librin e pare per Ismail Qemalin i cili ishte nder te paret per plakun e Vlores qe shfaqej ne ditet e demokracise. Ylli Bora sillte per here te pare te dhena historike per ngjarjen e Vlores pak caste para dites historike kombetare. Ishte nje mjeshter i perpunimit te vargut dhe te fjales. Mendohej shume si Lasgushi dhe fjaline e latonte si gurin gjere e gjate pastaj kur e shihte se fjalia i kishte te gjitha parametrat e hidhte ne leter. Ishte i rrepte edhe ne perkormin e gjuhes dhe ne shtremberimin qe i behej gjuhes. Pas ketij botimi modest ai nxori nje botim te plote kete here me tregime. Por gjithsesi mosha e shtyre mungesa e te hollave dhe faktore te tjere pamundesuan zbulimin e plote te pasionit letrar te Yllit. Botimet e tij letrare dhe dokumentare flasin per nje njohes te mire te historise dhe mjeshter te gjuhes shqipe.
Ylli Bora ishte nje njeri i matur ai nuk hakerrehej ai shprehte dashuri dhe kerkonte bashkepunim. Ai ishte kunder hakmarrjes dhe i besonte shume shtetit ligjor.
Ylli Bora ishte intelektuali qe inicoi krijimin e klubit te intelektualeve Ali Asllani. Nen drejtimin e tij ky klub zhvilloi nje numer te madh aktivitetesh dhe sidomos nxori nga pluhuri i harreses personazhe te historise te mbuluara nga mjegullat e regjimit. Klubi Ali Asllani fitoi emer dhe dinjitet ne Vlore ne saje te punes dhe perkushtimit te kryetarit te tij te pare Ylli Bores.
Ylli pati nje aktivitet diskret edhe ne fushen e publicistikes dhe ishte themelues i te pares gazete antikomuniste ne Vlore gazetes Zgjimi organ i deges se PD-se se Vlores.
Viteve te fundit gjendja shendetesore e Ylli Bores u rendua dhe ai u transferua me banim ne Tirane per kushte me te mira hospitalore.
Por dje njeriu i mire Ylli Bora u percoll per ne ameshim dhe miqve te tij me te mire do tu mbetet i pashlyeshem kujtimi i aksionit qytetar qe gjate gjithe jetes ai ushtroi per komunitetin te cilit ai i perkiste me shume se te gjithe ne.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›