Pse Edi Rama nuk përshëndet kapjen nga policia të serial-killerit Viktor Gushi?
Edi Rama, me sjelljen e tij antisociale, që s’mbështet asnjë arritje të strukturave shtetërore, dje s’guxoi të përshëndeste as arrestimin e serial-killerit që tronditi gjithë Shqipërinë. Ai i përjeton arritjet shtetërore si rezultate antisociale, prandaj edhe reagimet e tij nuk janë reagimet politike të një socialisti e të një shqiptari, por janë reagimet e një antishqiptari. Apatridi në krye të PS-së dje kishte zgjedhur të “mbante zi” për kapjen e serial-killerit Gushi
Ngjarja më e rëndë e 96 orëve më parë e cila 48 orët e fundit ka marrë një drejtim tjetër, vetëm te Edi Rama nuk ka lënë ndonjë gjurmë. Arrestimi i 44 vjeçarit Viktor Gushi brenda 48 orëve, por për më tepër zbardhja edhe e 16 veprave kriminale të dyshuara se janë kryer prej tij, ndërsa kanë marrë vëmendjen e opinionit e të mediave, vetëm për Edi Ramën nuk do të thotë asgjë.
Edi Rama me sjelljen e tij antisociale, që s’mbështet asnjë arritje të strukturave shtetërore, dje me “mosveprimin” e tij, s’guxoi të përshëndeste as arrestimin e seria-killerit që tronditi gjithë Shqipërinë.
Mungesa e një reagimi të mundshëm dje prej Edi Ramës nuk çudit askënd. E kundërta “do të përbënte lajm”, pra në rast se Edi Rama do të përshëndeste kapjen nga policia të serial-killerit Viktor Gushi.
Pse?!
Sepse edhe më herët Edi Rama, ka bërë memecin, duke mos përshëndetur ngjarje edhe më të mëdha, si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, apo Liberalizmi i Vizave, për të mos thënë se në këto data të rëndësishme, ai zgjidhte dhe bënte protesta për vdekje aksidentale të rëndomta, sikurse ajo e Kosta Trebickës... Me që ra fjala, të gjithë e mbajmë mend dhe jemi dëshmitarë se çfarë bënte e nuk bënte Eid Rama, deri edhe marshime në bulevardin kryesor të kryeqytetit, në të shtatat e në të dyzetat e vdekjes së rëndomtë e aksidentale, të Kosta Trebickës.
Por, me gjithë këto “gjetje”, dje ai harroi të gjejë një fjalë të mirë për të përshëndetur kapjen nga policia të serial-killerit Viktor Gushi.
Kushdo që priste që dje Edi Rama të adresonte ndonjë fjalë të mirë, ndaj policisë e strukturave të tjera shtetërore të antikrimit, gabon.
Ai i përjeton arritjet shtetërore (përfshi këtu edhe anëtarësimin në NATO edhe Liberalizimin e Vizave) si rezultate antisocialiste, prandaj edhe reagimet e tij nuk janë reagimet politike të një socialisti e të një shqiptari, por janë reagimet e një antishqiptari.
Për pasojë edhe apatridi në krye të PS-së dje kishte zgjedhur të “mbante zi” për kapjen e serial-killerit Viktor Gushi.