“Pse VITOL duhet të fitojë tenderin e ARMO”-s
Grupi VITOL cilësohet si një nga gjigandët botërorë të tregtimit, shpërndarjes dhe rafinimit të naftës.
Kjo kompani në konsorcium me firma të tjera ka marrë pjesë në tenderin për privatizimin e kompanisë ARMO. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama”, Hajri Elezaj, shef i “Euroil”, njëkohësisht dhe anëtar i konsorciumit “US Balkan Capital Fund Inc., “Euroil Sh. A.” and “NSF Partners & Vitol Group”, ka shpjeguar avantazhet që ka ky konsorcium në krahasim me të tjerët. Sipas tij, ky konsorcium në dallim nga konkurrentët e tjerë ka burimet e saj dhe nuk varet nga palët e treta për financimin e blerjen së ARMO-s.
Ndërsa gara për privatizimin e ARMO-s vazhdon, cila është pika më e fortë e konsorciumit tuaj?
Është krejt e qartë për ne dhe për të gjithë që na njohin neve se, jemi konsorciumi më i fortë që ka ofertuar për blerjen e ARMO-s. Siç është bërë e njohur, ne kemi në grupin tonë fuqinë e madhe tregtare botërore, grupin VITOL, i cili renditet ndër dy më të mëdhenjtë e botës, përsa i takon qarkullimit vjetor dhe ekspertizës që ofron. Ky grup ka një xhiro vjetore mbi 100 bilionë/miliardë USD dhe mbi 200 milionë ton naftë të shpërndarë në vit. Grupi VITOL është operatori më i madh botëror për tregtinë, transportimin dhe përpunimin e naftës bruto. Që nga viti 1966, ky grup bën tregtinë me shumicë edhe për disa mallra të tjera, ku mund të përmendim qymyrin, sheqerin, metalet, energjinë dhe gazin natyror. Konsorciumi ynë me në krye VITOL-in, me eksperiencën që zotëron, do t’i sjellë dimensione të reja Shqipërisë dhe zhvillimit të saj ekonomik. Brenda një periudhe të shkurtër pas implementimit të objektivave që kemi për ARMO-n, VITOL-i natyrisht, do të jetë i interesuar të punojë me qeverinë për të identifikuar projekte që shtojnë gamën e produkteve dhe që do të ndihmojë në zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të biznesit të naftës në vend, dhe nga ana tjetër, do të ndihmojë në përmirësimin e imazhit global të Shqipërisë në skenën botërore. VITOL-i ka marrë vlerësimin maksimal “AAA”, sipas klasifikimit të bërë nga “S&P”, për shërbimet e nivelit shumë të lartë të kryer nga kompanitë e grupit të VITOL-it.
Cila është rëndësia strategjike e VITOL-it për Shqipërinë dhe rajonin?
Nga pikëpamja rajonale, ne jemi në dijeni se është planifikuar ndërtimi i një naftësjellësi për të marrë naftën bruto ruse dhe të vendeve kaspike nëpërmjet Shqipërisë, dhe pastaj për ta rieksportuar përmes Adriatikut. Natyrisht VITOL-i do të ishte partneri perfekt për këtë projekt. Ky grup aktualisht, përveç aktivitetit në rafinimin e naftës, operon në shumë terminale magazinimi dhe parqe cisternash, të destinacioneve globale. Njëri prej këtyre terminaleve për naftën bruto dhe nënprodukteve të saj është terminali i “Ventspilsit”, i quajtur “Ventspils Nafta”. Konkurrentët e tjerë për blerjen e ARMO-s, thjesht nuk i kanë muskujt/forcën teknike, financiare dhe as eksperiencën profesionale në mënyrë që të maten me konsorciumin tonë. Pikërisht për këto arsye të forta, do të jetë një padrejtësi e madhe për Shqipërinë që të pranojë partnerë sekondarë për një vend të tillë të etur për zhvillim dhe që ka shumë plane për zhvillimin afatgjatë për një të ardhme shumë më të mirë. VITOL-i ka shumë plane të tjera të rëndësishme dhe strategjike që do të ishte i interesuar për t’i ndjekur në Shqipëri, por që është ende shpejt për t’i përmendur. Nga pikëpamja financiare dhe e investimeve, në kundërshtim me aplikantët e tjerë, konsorciumi ynë ka burimet e veta dhe nuk varet nga palët e treta për financimin e 100 milionë eurove që ka ofruar për blerjen e ARMO-s, apo mbi 300 milionë eurove për të implementuar planin tonë të biznesit, të dorëzuar pranë qeverisë. Për më tepër, një nga faktorët e tjerë më madhështorë brenda kompanive të grupit VITOL dhe rritjes së tij konstante, është partneriteti në përgjithësi dhe partneriteti me partnerët lokalë në të gjithë botën, në veçanti. Është pikërisht në kontekstin e kësaj filozofie të VITOL-it që ka zgjedhur kompaninë time “Euroil” sh.a, si partner lokal me eksperiencë dhe si anëtar të konsorciumit. Ndërkohë që ne i qëndrojmë zotimit tonë të përbashkët, të pakthyeshëm ndaj tenderit të ARMO-s. Dëshirojmë dhe shpresojmë se do të na jepet mundësia për blerjen e ARMO-s dhe zhvillimit të saj profesional në të mirë të interesit kombëtar të Shqipërisë.
A mund të na shpjegoni diçka nga eksperienca më e veçantë e VITOL-it në fushën e rafinerisë së naftës?
Eksperienca e VITOL-it në rafinimin e naftës fillon që në vitin 1994, kur “”Vitol Refining Group B.V.” bleu rafinerinë e Atlantikut të Veriut në Kanada, dhe pasi i bëri asaj restaurime të suksesshme arriti një produktivitet të lartë dhe me cilësi.
Gjatë viteve 1995-2005, VITOL-i investoi afro 600 milionë USD për mirëmbajtjen, modernizimin dhe zgjerimin e rafinerisë së Atlantikut të Veriut, e cila në mënyrë sinjifikative përmi-rësoi performancën e saj në fushën e rafinerisë, përmes shtimit të seriozitetit, rritjes së shitjeve, përmirësimit të cilësisë së respektimit të kushteve të ambientit dhe sigurisë. Në tetor 2006, grupi VITOL ia shiti rafinerinë e Atlantikut të Veriut kompanisë “Harvest Energy” për 1.6 miliard USD. Aktualisht, “Vitol Refining Group B.V.” zotëron dhe shfrytëzon rafinerinë e Fujairahut në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë që roli strategjik i rafinerisë së mësipërme rritet në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, lidershipi i “Vitol Refining Group B.V.”, ka çuar një rritje të madhe nga 30,000 fuçi në ditë në vitin 2003, aktualisht në 82,000 fuçi nafte rafinimi në ditë gjatë vitit 2008. Me ndërtimin e cisternave të reja prej 560,000 metër kub, kapaciteti total i magazinimit të rafinerisë së Fujairahut do të arrijë së shpejti mbi 1 milion metër kub.