Pranga pronarit të uzinës së baterive
Arrestohet në Elbasan, pronari i ish-uzinës së baterive në Berat.
Pajtim Daja, 51 vjeç, i njohur edhe si pronari i një televizioni lokal ka rënë dje në pranga nga një aksion i policisë së dy qyteteve. Sipas burimeve, biznesmeni, i cili ishte person nën hetim nga Prokuroria për akuzën e "prodhimit të kundërligjshëm të artikujve dhe mallrave ushqimorë dhe industrialë" është arrestuar dje pas ndërrimit të masës së sigurisë dy ditë më parë nga "hetim në gjendje të lirë" në "arrest me burg". Mësohet se hetimi për biznesmenin ka filluar pas konstatimit se ai kryente veprimtari të palicencuar në fabrikë, prej së cilës krijohej ndotje në të gjithë zonën. Ndërsa fabrika është bllokuar pak ditë më parë, biznesmeni është arrestuar në orët e vona të së hënës, teksa po drejtonte automjetin e tij me targë FR 5120 C. Burimet policore saktësuan se gjatë kontrollit të imtësishëm në mjetin e biznesmenit, policia gjeti dhe sekuestroi nën cilësinë e provës materiale një pistoletë të tipit "Bereta", prodhim italian, si dhe një krehër me shtatë fishekë, që i mbante pa leje. Pas shoqërimit paraprak në komisariatin e policisë së Elbasanit, Daja është dërguar për në dhomat e paraburgimit në Berat. Mësohet se mbi të është shtuar edhe akuza e "armëmbajtjes pa leje". Burimet policore bënë të ditur se, në fabrikën në pronësi të 51-vjeçarit prej vitesh kryhej aktivitet i palicencuar për shkrirjen e metaleve të bardha si plumbi, i cili përftohej prej shkrirjes së baterive të ndryshme të dala jashtë përdorimit. Aktiviteti i kësaj fabrike shkaktonte ndotjen me avuj helmues të zonës së banuar. Kryeprokurori Xhemal Saliasi pohoi për "Panorama"-n se, Daja ishte prej kohësh në hetim nga Prokuroria për veprim të paligjshëm që ai kryente në periferi të qytetit, në zonën e lagjes Uznovë. Pas verifikimit të faktit se në orët e natës në fabrikën e Dajës kryhej veprimtari e paligjshme, aktiviteti i saj është bllokuar. Banorët e lagjes Uznovë dhe periferitë disa herë kanë ngritur shqetësimin e tyre duke protestuar pranë organeve të pushtetit lokal për ndotjen e madhe që krijohej nga shkrirja e plumbit në këtë ish-uzinë. Gjatë punimeve në ish-uzinë lagjja Uznovë mbulohej nga avuj të rrezikshëm të shkrirjes së plumbit. Sipas specialistëve të mjedisit, rrezet e plumbit shpërndahen në një sipërfaqe prej një kilometër e gjysmë. Burime nga bashkia sqarojnë se, disa herë Policia Bashkiake kishte bërë ndalimin e aktivitetit, por përsëri prej pronarit ishte rifilluar puna.