GSHDNJ: Braktiset Arjan Selimi, prej një muaji refuzon ushqimin
TIRANE - Arjan Selimi, i dënuar me 14 vjet burg si kreu i "Kompas", kaloi dje ditën e 30-të të grevës së urisë, të cilën e ka filluar që prej momentit kur Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi për trafik narkotikësh.
Lajmin e pohon avokati Genci Terpo i Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, i cili e ka vizituar sërish në qeli të dënuarin Selimi. Sipas avokatit Terpo, procesi i hetimit dhe gjykimit të tij u zhvillua në një periudhë 4-vjeçare, deri në momentin kur Selimi u dënua me një vendim të formës së prerë nga gjykata që e shqyrtoi çështjen. Ndërsa prej 27 ditësh askush nga ana e institucioneve që operojnë në fushën e drejtësisë, apo që monitorojnë të drejtat dhe detyrimet e të paraburgosurve apo të dënuarve, nuk e ka vizituar të dënuarin, paçka se ky i fundit ka bërë disa herë thirrje për t'u takuar me funksionarët e këtyre organeve për të parashtruar kërkesat e tij. Avokati Terpo pohoi pas vizitës së të dënuarit në qelitë e 313-ës, se konstatonte faktin se gjendja shëndetësore e Selimit është tejet e rënduar, si rezultat i ndërprerjes në mënyrë kategorike të marrjes së ushqimit nga ana e tij, deri në momentet e marrjes së një përgjigjeje apo reagimi nga ana e institucioneve që operojnë në fushën e drejtësisë. Trepo tha më tej se kishte evidentuar edhe faktin se Selimi karakterizohej nga një dobësi e dukshme dhe paaftësi për të lëvizur, përveç faktit të humbjes së një përqindjeje të caktuar të peshës trupore, e ardhur kjo nga refuzimi për t'u ushqyer. f.m