Mbi 300 prokurorë zgjedhin tre anëtarët e rinj të Këshillit
TIRANE - Më shumë se 300 prokurorë nga i gjithë vendi votuan dje zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme.
Ky organ brenda institucionit qendror të akuzës, është ai që vendos emërimin e prokurorëve në detyra më të larta apo masat ndëshkimore ndaj tyre në rastet e shkeljeve, korrupsionit, paaftësisë apo mangësive në detyrë. Përparim Kulluri, aktualisht kryeprokuror i Shkodrës, me një eksperiencë të spikatur edhe në detyrat e tij të mëparshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ishte kandidati që mori numrin maksimal të votave, plot 122. Pothuajse në të njëjtin nivel votash ka qenë edhe prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela, i cili në përfundim të votimit mori 108. Fituesi i tretë ishte prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Stojani, i cili arriti të marrë 102 vota. I katërti në listën e kandidatëve, i cili konkurroi denjësisht duke siguruar një numër të lartë votash, ishte prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Anton Martini, i cili siguroi mbi 70 vota. Për tre vendet vakante në Këshillin e Prokurorisë kandiduan dje 12 kandidatë nga prokurori të ndryshme, të cilët para votimit treguan platformat e tyre për të qenit anëtarë në Këshillin e Prokurorisë së Përgjithshme. t.s