E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse dhashe doreheqjen

I nderuar Alex


Kur ne u takuam te enjten ne mbremje une ju thashe se e ndjeja se duhet te jepja doreheqjen si Minister i Transportit Infrastruktures dhe Klimes. Ju me miresi me pyetet nese mund te mendohesha deri te premten per ta rishqyrtuar nese ishte pikerisht ky vendimi i duhur per tu marre. Mora kohen per tu menduar dhe kam vendosur qe te jap doreheqjen.


Brenda rrezes sime te pergjegjesive isha perqendruar ne ecurine e gjendjes se gatishmerise se qeverise dhe ne javet e fundit ai plan na ka ndihmuar per te menaxhuar nje mot te keq te tejzgjatur dhe akut.


Te henen ne u perballem me nje sfide edhe me te madhe. Edhe pse ne kemi bere te gjitha perpjekjet per te trajtuar kete ngjarje une mendoj se mund te benim shume me teper per te siguruar qe qytetaret te cilet u kapen ne nje rrethane te veshtire dhe te frikshme te ishin te informuar me mire rreth situates.


Me vjen shume keq dhe per kete arsye ndjej se une duhet te jap doreheqjen. Une jam gjithashtu i vetedijshem se po behet nje lufte politike ditet e fundit ndaj vazhdimi i pranise sime ne qeveri do te perdorej politikisht nga kundershtaret tane.


Gjate ketyre tre viteve e gjysme une jam perpjekur qe te jap gjithcka qe mundem per te sherbyer si minister.


Besoj se shume prej nismave te ndermarra kane ndihmuar per zhvillimin e infrastruktures se transportit dhe mbeshtetjen e ekonomise se vendit tone. Mbetet nje kenaqesi e vecante qe isha ministri i cili drejtoi ndryshimet ne legjislacionin per klimen permes parlamentit skocez.


Une ju falenderoj per mbeshtetjen tuaj te vazhdueshme dhe inkurajimin gjate kesaj periudhe dhe mund tju siguroj se une do te mbeshtes me entuziazem punen e kesaj qeverie.


Ky eshte teksti i letres se doreheqjes se Stewart Stevenson minister i Transportit Infrastruktures dhe Ndryshimeve Klimatike ne qeverine e Skocise. Letra eshte derguar per kryeministrin Alex Salmond. Ditet e fundit Skocia u perball me reshje te medha debore si pasoje e te cilave pati probleme me trafikun dhe komunikimin.


Kulmi arriti te premten ne mbremje kur dhjetera qytetare skoceze mbeten te bllokuar gjate gjithe nates ne autostrade. Te nesermen e kesaj ngjarje z. Stevenson dha doreheqjen. Nuk duam te bejme paralelizime me ate qe po ngjet ne Shqiperi sepse e dime qe jemi shume larg Skocise dhe ketu nuk e kemi fjalen per gjeografine. Por shembulli flet vete...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›