Pse diplomati thotë: Ekonomia shqiptare mund të shembet?
Në një shkrim të Rojterit për Shqipërinë, krahas disa fjalëve të mira, për të cilat mu bëqejfi shumë, lexova këtë pasazh shumë shqetësues:
“..Shqipëria vuan gjithashtu nga një deficit i madh tregtar,që lehtësohet kryesisht nga te ardhuratqë dërgon diaspora shqiptare. “Kjo është arsyejaqë vendi jeton”, thotë nje ambasador i huaj, i cili nuk pranon te identifikohet pasi nuk është i autorizuar te flasë me mediat. “Ka shume pak prodhim këtu”. “Nëse ndërtimi (bumi) ndalon, ekonomia mund te shembet”, shtoi ai. ” Unë kam dyshimet e miaqë kjo është eqëndrueshme…”.
Mendoj se faqet ekonomike të gazetave dhe televizioneve duhet të na i shpjegojnë qartazi këtë argument. Ekonomia shqiptare po shembet? Nëse shembet, çfarë do të thotë kjo në terma konkretë për qytetarët e thjeshtë? Dhe nëse rritja e trumbetuar ekonomike, siç thotë ky diplomati për Rojterin, nuk është e qëndrueshme, atëherë çfarë vjen pas kësaj, çfarë na pret?