Marrëveshja për klimën Kopenhagen, takim historik për ti dhënë fund Kiotos
Autori i Lajmit: Redaksia
Kopenhagen - Ka nisur zyrtarisht dje në kryeqytetin danez konferenca e 15-të për ndryshimet klimaterike në botë. Gjatë 12 ditëve të ardhshme, përfaqësues nga 192 vende do të bisedojnë për reduktimin e çlirimit të karbonit dhe ndërtimin e mekanizmit për të kanalizuar ndihmën te vendet e varfra, që ato të mund ta reduktojnë ndotjen, dhe të mbrohen nga thatësirat, përmbytjet dhe rritja e nivelit të detrave e shkaktuar nga ngrohja globale. Në fjalën e përshëndetjes Kryeministri i Danimarkës, Lars Loke Rasmusen, tha se ndryshimi i klimës i prek të gjithë. “Ngrohja globale nuk njeh kufij, ajo nuk bën dallime, na prek të gjithëve. Prandaj, sot jemi mbledhur këtu sepse të gjithë jemi të përkushtuar që të ndërmarrim veprime”, - tha Rasmusen. Më shumë se 100 shefa të shteteve apo qeverive kanë thënë se do të marrin pjesë në ditët përfundimtare të konferencës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, u shpreh optimist se konferenca do të rezultojë me një marrëveshje. Qëllimi final i mbledhjes është një pakt, i cili do të hyjë në fuqi prej vitit 2013 kur skadon Konventa Kornizë e Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, që njihet si Protokolli i Kiotos. Sekretari ekzekutiv i konventës, Yv de Bor, kërkoi aksion të menjëhershëm nga pjesëmarrësit. “Koha për deklarata formale ka mbaruar. Tashmë është koha për riaktivizimin e pozicioneve të njohura në të kaluarën. Ka ardhur koha për ti zgjatur dorën njëri-tjetrit”, - tha de Bor. Optimizmi është ai që mbizotëron në klimën e ngrohtë të këtij samiti shumë të rëndësishëm, pasi vendet më të mëdha ndotëse si SHBA, Kina apo India kanë premtuar reduktime të ndjeshme të çlirimit të gazrave në atmosferë, çka ka sjellë edhe ngrohjen e ndjeshme të planetit me pasojë shkrirjen e zonave të ngrira. Presidenti amerikan, Barak Obama, ka njoftuar praninë e tij në sesionin final të takimit. “Do të mbyllet me një marrëveshje të firmosur nga të gjitha shtetet. Të gjithë krerët e shteteve janë dakord rreth një objektivi të përbashkët, por tani duhet të biem dakord si ta arrijme këtë”, - u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i pallatit të qelqtë, Ban Ki Mun. Interesimi i madh për këtë konferencë vihet re edhe në praninë e madhe të delegatëve, rreth 15 mijë, por sipas autoriteteve kërkesat kanë qenë më të larta, rreth 34 mijë, megjithatë qendra “Bella Center” nuk e ka një kapacitet të tillë mbajtës. Një e dhënë tjetër interesante është se në këtë samit do të marrin pjesë 103 krerë shtetesh. Protagonistët e dy javëve kur do zhvillohen punimet do të jenë SHBA, Kina, Brazili, India dhe Afrika e Jugut. “Planeti është i të gjithëve, por të varfërit duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe nuk duhet të paguajnë mbi kapacitetin për të arritur në një konsensus botëror”, - shkruan “Peking Neës”, organ i Partisë Komuniste. Kina ka njoftuar se reduktimi i gazrave nga ana e saj do të jetë në masën 40-45 % brenda 10- vjeçarit të ardhshëm. Pekini do përfaqësohet në konferencë nga kryeministri Ven Jiabao. Ndërkohë, Brazili ka njoftuar një qëndrim më të fortë. “Do të bëjmë kërkesa mjaft të forta për tu kërkuar vendeve të zhvilluara 300 miliardë dollarë për të reduktuar emetimin e gazrave”, - tha ministri i Ambientit, Karlos Minc. Nga ana tjetër, Afrika e Jugut është e gatshme të reduktojë gazrat deri në 42 % brenda vitit 2025. Pothuajse në të njëjtat shifra premtimesh është edhe India që e ka publikuar qëndrimin e saj vetëm pak ditë më parë.
Kohë të ndryshme, objektiva të njëjtë
Kompromisi që u arrit në Kioto të Japonisë në dhjetor të vitit 1997 mbi reduktimit e gazit të serave do ti hapë me shumë gjasa rrugën një marrëveshjeje të re këtë dhjetor. Liderët e 192 vendeve do të negociojnë deri në 18 dhjetor për një marrëveshje të re ndërkombëtare për klimën e cila duhet të zëvendësojë protokollin e Kiotos, afati i të cilit përfundon në vitin 2012. Në Kioto 38 vende të industrializuara ranë dakord në një marrëveshje detyruese që në vitin 2012 të reduktonin çlirimin e gazrave të serave në nivelin e vitit 1990. Qëllimi i Protokollit të Kiotos ishte vendosja e kufijve në sasinë e CO2 që mund të emetojë çdo vend, dhe me sa duket dhe marrëveshja e Kopenhagenit do të ketë të njëjtin objektiv.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009