Pse funksionoi modeli yne ekonomik Nga Sali Berisha*
Eshte nje privilegj i madh per mua t'ju pershendes shume perzemersisht, te falendroj edhe nje here Guvernatorin Raphael Alomar, zonjen Alomar, anetaret e Bordit dhe te Keshillit Administrativ, perfaqesuesit e vendeve anetare te Keshillit te Evropes, anetare te Bankes, per perzgjedhjen qe i bene Tiranes per mbledhjen e tyre vjetor.
Shfrytezoj kete rast per t'i shprehur mirenjohjen me te thelle Bordit dhe Bankes, Guvernatorit Alomar, per mbeshtetjen e madhe dhe ndihmen qe i kane dhene Shqiperise ne keto vite transformimesh te medha. Bashkepunimi i vendit tim me Banken per Zhvillim te Keshillit te Europes nuk ka faturen me te madhe financiare, por eshte nga me te shkelqyerit. Eshte nje bashkepunim i vertete suksesi. Financimet e Bankes arrijne rreth 130 milione euro dhe jane te adresuara ne fushat me te rendesishme, ne sistemin arsimor, sistemin shendetesor, ne zhvillimin e qendrueshem rural, infrastrukture, luften kunder varferise. Te gjitha projektet kane njohur zhvillime te suksesshme. Une pata rastin t'i pohoj Guvernatorit Alomar konstatimin e bashkepunetoreve te mij: Banka per Zhvillim e Keshillit te Europes eshte nje nga institucionet me eficente ne bashkepunimin me Shqiperine dhe me pak burokratike. Disbursimet ne projekte kane njohur shpejtesite me te medha te mundshme. Fushat e mbuluara kane qene jashtezakonisht te rendesishme. Perzgjedhja e tyre ka qene rezultat i nje dialogu te frytshem, konstruktiv, midis autoriteteve shqiptare dhe bankes. Shqiperia llogarit shume ne bashkepunimin e ardhshem me Banken. Sukseset e tanishme bejne te mundur nje horizont te ri bashkepunimi.
Zonja dhe zoterinj,
Shqiperia perballet me nje seri problemesh, pasi trashegimia e saj ka qene me e veshtira dhe ne shume aspekte jashte imagjinates. Diktatura shkaterroi kete vend me shume se cdo lufte mund te kete shkaterruar nje vend. 20 vjet me pare te ardhurat per fryme ne kete vend ishin gjithsej 204 dollare. Por keto kane qene vite transformimesh te medha per Shqiperine dhe shqiptaret. Nje vit me pare te ardhurat per fryme ishin rreth 7400 dollare. Shqiperia u shkeput nga grupi i vendeve me te ardhura te ulta te mesme dhe sot renditet ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Cdo shqiptar ka nje enderr: Shqiperia vend i zhvilluar! Shqiperia vend i zhvilluar eshte serish nje objektiv ambicioz dhe i veshtire, por absolutisht i mundshem. Ne po bejme gjithcka per te realizuar kete qellim. Ne jemi te bindur se ne kete vend ekzistojne te gjitha potencialet, se pari njerezore, por me pas dhe natyrore e te gjithanshme, per te arritur kete qellim. Keto kane qene vite te nje krize te thelle per Europen dhe boten. Ekonomia shqiptare nuk njohu recesion. Modeli yne ekonomik funksionoi. Ky model bazohet ne qeveri te vogel. Sektori publik ne vend eshte 50 perqind me i vogel se ne cdo vend tjeter ne rajon. Modeli yne bazohet ne taksa te uleta. Shqiperia eshte vendi me ngarkesen fiskale me te ulet ne Europe. Ky model bazohet ne investime te medha.
Ne vitin 2008 - 2009 qeveria ime ka investuar 10 perqind te GDP-se vetem ne rruge.
Ne po punojme shume, me nje reforme te thelle, ne sistemin arsimor me qellim qe t'i pergjigjet ambicies se shqiptareve per Shqiperine vend i zhvilluar. Ne 2-3 vitet qe vijne ne do te kemi rrjetin rrugor me te ri dhe me modern ne rajon. Ne 5 vjet ne kemi ndertuar dhe rindertuar mbi 8 mije kilometra rruge. Jane edhe 5 mije kilometra te tjera, por qe ne do t'i perfundojme ne 2-3 vitet qe do te vijne. Qytetaret e ketij vendi do te mund te arrijne ne Tirane per me pak se 50 perqind te kohes qe kane shpenzuar me pare.
Shqiperia eshte nje vend shume i pasur me burime natyrore. Ajo eshte nje Norvegji e vogel ne rajon, per sa i perket burimeve ujore. Ne lumenjte e saj jane per t'u ndertuar rreth 444 hidrocentrale te mesme e te vogla. Qeveria ka firmosur kontraten per 220 hidrocentrale ne sektorin privat. Kur fluturon mbi kete vend te duket se je mbi nje Zvicer me det. Vendi im ka dy here lartesine mesatare te Europes dhe ka nje vije bregdetare shume te bukur, rreth 400 kilometra. Nje pune e jashtezakonshme duhet bere per ta shnderruar ate ne nje nder vendet me te zhvilluara. Potenciali i saj turistik eshte i jashtezakonshem. Nga 300 mije turiste e vizitore qe priti ne vitin 2004, ka pritur 3.5 milione turiste e vizitore ne vitin 2010.
Toka bujqesore per fryme ne Shqiperi eshte e pakte, por eshte nje toke shume pjellore. Eshte toke e nje cilesie shume te larte, plot uje dhe drite. Malet e saj kane nje potencial te jashtezakonshem turistik. Ne gjirin e tyre mbartin rezerva boterore te kromit, bakrit, hekurit, nikelit dhe mineraleve te tjera. Nafta shqiptare po vjen serish ne skene.
Ne gjithe kete perpjekje tonen mbeshtetja e Bankes per Zhvillim te Keshillit te Europes eshte per ne e nje rendesie shume te madhe. Shpresoj qe ky takim ne Tirane ju ka krijuar mundesine te njiheni pak me mire me kete vend. Une shoh me interes te madh qe bashkepunimin e shkelqyer qe kemi pasur me Guvernatorin Alomar te vazhdojme ta konsolidojme me Guvernatorin e ri. Edhe nje here dua t'ju falenderoj shume perzemersisht qe jeni sonte ketu dhe t'ju uroj suksese!"
*Fjala pershendetese e Kryeministrit ne pritjen per pjesemarresit ne mbledhjen e 46-te te Bordit dhe Keshillit Administrativ te Bankes per Zhvillim te Keshillit te Evropes.