Server: Prishtina ka te drejte te jete e shqetesuar
INTERVISTA/ "Institucionet e Kosoves kane te drejte te jene te shqetesuara per aranzhimet e BE-se me Beogradin", thote Daniel Server, nga Instituti amerikan per paqe me seli ne Uashington. Sipas tij, pasi ka shpallur pavaresine, Kosova duhet te mesoje te sillet si e pavarur
Nje Komitet i Bashkimit Evropian e ka mbeshtetur misionin EULEX ne Kosove, per te nenshkruar "aranzhime teknike" me Serbine per bashkepunim policor. Institucionet e Kosoves jane fuqishem kunder ketyre aranzhimeve. Si e shihni ju kete situate?
Mendoj se institucionet ne Prishtine kane te drejte te jene te shqetesuara per aranzhimet e Bashkimit Evropian me Beogradin. Me duket se Prishtina, pasi e ka shpallur pavaresine, duhet te mesoje te sillet si e pavarur.
Pra, ju mendoni se eshte i drejte kundershtimi nga institucionet e Kosoves?
Mendoj se ato duhet te shikojne ne cdo aranzhim te ketij lloji me qendrimin per mbrojtjen e asaj, qe ato e shohin si sovranitet te tyre, ashtu sikur qe Beogradi e shikon cdo aranzhim te ketij lloji, ne perpjekje per ta mbrojtur pretendimin e tij ne sovranitet.
Si e shpjegoni nje levizje te ketille te EULEX-it?
Bashkimi Evropian nuk eshte unik ne njohjen e Kosoves. Per aq kohe sa BE-ja nuk eshte unike ne njohjen e sovranitetit dhe pavaresise se Kosoves, duhet te pritni qe do te sillet ne ate menyre, e cila ndoshta autoriteteve ne Prishtine nuk do t'u pelqeje.
Por, 22 prej 27 vendeve te BE-se e kane njohur Kosoven...
Por, rregullat e bashkesise jane rregulla qe bazohen ne konsensus, jo ne shumice. Ne kete aspekt, mund ta shikoni ceshtjen rreth emrit te Maqedonise. Vetem Greqia eshte problem. Kjo eshte pjese e punes se BE-se.
Gjate javeve te fundit, ne veri ka pasur tensione, pasi serbet lokale nuk kane lejuar rindertimin e shtepive te shqiptareve. Disa zera thone se kjo ka ndodhur pasi atje nuk ekziston jo vetem autoriteti i institucioneve te Kosoves, por edhe i misioneve nderkombetare e vecanerisht i EULEX-it. Nga pikepamja juaj, kush duhet te fajesohet per kete situate?
Mendoj se nuk ka autoritet te instutucioneve nderkombetare ne veri dhe veriu kontrollohet nga Beogradi. Prandaj, lejimi apo moslejimi i rindertimit te shtepive eshte per shkak te Beogradit dhe kjo situate fatkeqe eshte lejuar qe te vazhdoje.
A mendoni se edhe me tutje do te vazhdoje kjo situate?
Mendoj se kjo situate do te vazhdoje per aq kohe sa Beogradi te jete i perkushtuar per ta mbajtur nje pjese te Kosoves dhe ky perkushtim me duket shume i fuqishem.
Por, po ashtu, bashkesia nderkombetare thote se eshte e vendosur qe Kosoven ta mbaje te plote...
Komunitetin nderkombetar do ta pershkruaja si te vendosur ne perpjekje per shmangien e nje ndarjeje formale te Kosoves. Por, nuk kam pare vendosmeri te fuqishme ne perpjekje per te evituar ndarjen de facto te Kosoves.
Deri tani, Kosoven e pavarur e kane njohur 62 shtete. Sipas jush, a eshte ky numer i larte apo i vogel?
Nuk eshte numer i keq, por nuk eshte i mjafuteshem. Duhet te shkoje ne me teper se 100. Mendoj se gjerat do te duken krejtesisht ndryshe me me teper se 100 njohje. Kjo mund te arrihet me diplomaci. Duhet te zhvillohen negociata me cdo vend.
RFE