E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova “një laborator eksperimentesh” diplomacie

Fushata e ndërmarrë nga NATOja në vitin 1999 qe një nismë shpresdhënëse në zgjidhjen e problemit Kosovar. Pothuajse të gjithë shtetet e Bashkimit Evropian u mjaftuan me ndjekjen e situatës nga larg, duke mos bërë as ndërhyrjen më të vogël në këtë aksion. Shtetet e Bashkuara, nën kupolën e NATO’s, patën mundësinë që në fushatën e 99s të shikonin kapacitetit ushtarak ajror të tyre dhe t’ia tregonin këtë gjithë botës. Kjo fushatë nga shumë politikan u konsiderua si një fazë eksperimentale ushtarake e bërë nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë Iraku, i Saddam Huseinit në atë kohë, nuk e ‘pa’ ose nuk deshte ta kuptonte këtë të vërtetë i cila i vleu shumë.

Fushata e NATOs në vitin 99, për shumë shkencëtar politik më shumë se dashuria dhe dhëmbshuria e SHBAsë ndaj Kosovës qe një shpalosje muskujsh në arenën ndërkombëtare nga Shteti Amerikan. Kjo fushatë do ti vlente për ta bërë të ligjshme deri diku luftën që do të bëhej në Irak duke bërë një paralelizëm me të. Megjithatë ndërhyrja në Irak që u justifikua vetëm nga ShBAja dhe Anglia, u bë pa miratimin e OKB-së gjë e cila i dha një tronditje te rëndë dhe i vendosi një pikëpyejtje të madhe qëllimit të prezencës së Organizatës numër një në botë.

Sot, në vitin 2007 kemi para nesh një skenar që po përsëritet. Shtetet e Bashkuara po ‘luftojnë’ që Kosova të marrë panvarësinë. BE, e cila e ka marrë mësimin e duhur nga viti 99, ka vendosur që kësaj rradhe të ketë një rol aktiv në këtë proces. Nga ana tjetër Rusia po ngulmon të mbajë peshën e saj në diplomaci, për të ekuilibruar sado pak Shtetet e Bashkuara. Me gjithë mohimet e rikthimit të luftës së ftohtë ndihet haptazi që Rusia është në kërkim të pozicionimit edhe njëherë në vendin ku ajo qëndroi për disa dekada. Por roli i diplomacisë Amerikane ndihet dukshëm si në kënaqjen e BE-së duke dashur t’i japë kontrollin e Kosovës ashtu edhe me negociatat gjata të bëra nga RICE në Rusi.

Në Irak faza e ndërhyrjes ushtrake do të pasohet nga ndarja e Irakut në disa shtete me pretekstin që të sigurohet paqja dhe siguria. Formimi ndoshta i tre shteteve të pavarura do të sugjerohet si mënyra më e mirë për të ndaluar dhjetra e qindra vrasje e atentate të cilat vazhdojnë megjithëse lufta ka mbaruar me kohë. Një propozim i tillë do te jetë mëse i pranueshëm nga populli Irakien i cili është e etur për netët me gjumë të qetë. Nga ana tjetër arena ndërkombëtare do të jetë e përgatitur deri diku duke pasur si shembull cështjen e Kosovës. Por lind pyetja, a është vetëm Iraku që mund të kalojë këtë proces apo ka ndonjë plan edhe për vende të tjera? Përgjigjen po ia lëmë lexuesit por një fat të tillë mund të ketë edhe pjesa juglindore e Turqisë ose Afganistani.

Megjithëse në fund të cdo procesi gjithmonë ka të pakënaqur, diplomacia Amerikane po shpalos edhe njëherë aftësitë e saj duke u munduar që gjatë arritjes së objektivave që ka, të kënaqë sa më shumë të tjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›