E Diel, 1 Nëntor 2026

President i Republikës apo president i opozitës...

Po te thuash te gjithe analistet, opinionistet, te cilet merren me zhvillimet e politikes ne vendin tone jane fokusuar ne zgjedhjen e presidentit, e cila eshte kthyer ne nje gjeegjeze,apo ne nje formule enigmatike, ku sa here te duket se e ke gjetur zgjidhjen, kupton se je futur dhe me thelle ne pazgjidheshmeri.
Duke u marre me shume me te ardhmen, ku sic duket na pelqen me teper, sepse ushqejme veten me nje fare shprese se e nesermja dicka me te mire do te sjell, harrojme te sotmen si nje shkolle ku mund te mesojme qe te mos gabojme ne rrugen tone.

Dhe e sotmja e opinionisteve dhe analisteve politik ka vene nje fare perdeje harrese mbi presidentin aktual, apo e thene ndryshe per presidentin, keto kohe jo rralle eshte bere nje vesh i shurdher,nje sy qorrazi, dhe gjerat po kalohen sikur te ishin pa interes. I zgjedhur jo direkt nga fusha politike, dhe me nje konsesus te gjere, ku si gjithmone dhe me nje fare shtytjeje nga faktoret nderkombetar te cilet jane bere si nje busull por qe shpesh here nuk i'u punon magneti, ushtaraku ne pencion, burri qe u be barcalet e dominove, hyri ne historine e politikes shqiptare si presidenti i katert i vendit poskomunist.

Te gjithe ishim te vetdijshem se nuk do ishte e lehte qe nga pozicioni qe duhet te jete simbol i unitetit te nje kombi, nje njeri disi i ardhur nga harresa te arrije te ndryshoje dicka ne ate vorbull pa kuptim qe kane hyre politikanet tane,apo sic na pelqen ti quajm me ironi nga ndonjehere "baballaret e kombit".
Por te gjithe shpresonim se ushtaraku qe sipas legjendes, i kishte bere rezistence ish kryeministrit me te eger te diktatures, Mehmet Shehut, do te ishte me i forte te perballonte njerezit qe u ka mbetur politika ne dore.

Me ardhjen e nje ish ushtaraku si president, donim te harronim kolegun qe ai zevendesoi, i cili u mbajt mend vetem si nje manikine, qe e kishin nxjerrur ne vitrinen e "Pallatit te Brigadave", ku mori dhe emrin, "presidenti kukull".Me qe politika eshte cilesuar si nje dege e fjales "mashtrim", mundet qe vendosja e nje presidenti me emrin Alfred, te kete qene nje levizje opurtiniste,(nje formule e njohur dhe e domozdoshme ne politike), per te hequr nga mendjet e disa njerezve ndonje lloj fobie, dhe per ti treguar atyre dhe botes, se jemi europian, se jemi nje popull multi kulturor,multi fetar,multi etnik. Dhe zoterine 71 vjecar, gjumi e zuri si pensionist, dhe mengjesi e zgjoi "President i Republikes".

Te ngjitesh ne majen e "Olimpit", nuk do thote se mbizoteron fuqine e jashtezakonshme, sepse cdo ngjitje e ka nje zbritje, por do thote te dish te respektosh vendin qe mban, te dish ti japish vlere kombit, te dish se si te ruash shkallet qe je ngjitur, qe zbritja te jete sa me e lehte. Thone se sa me shume kalon mosha aq me shume njeriu harron, dhe ne nje fare mase kthehet nje bezdisje per te tjeret kur arrijne ne pleqerine e thelle. Kete e kam me te degjuar, dhe pak me te shikuar, sepse akoma jam i ri per ta shijuar dhe ndjere nje ndjesi te tille.Komandanti i repartit te bunkerizimit shqiptar "Xhenio", presidenti aktual erdhi i heshtur ne zyren e re dhe pak i lodhur, ca nga mosha, ca nga halli se kishte mbetur i ve, gjashte muaj para se te ngjitej ne "Olimp".

Pritem dhe pritem, me heshtjen e tij, se ai do munde te na tregonte se kishte fuqi te orientonte shinat kushtetuese te nje shteti pluralist, larg nepotizmit, konkurrences te pa ndershme, marrveshjeve te nje aneshme. Tamam atehere kur shpresat po na shuheshin, kur vendi yne sa vinte dhe zinte "renditjen e nderit" ne vendet me te korruptuara, "komandanti" foli; Nuk do emeroj asnje minister qe eshte akuzuar per korrupsion........

Por sic thote populli; Cudia zgjate vetem tre dite, dhe pame se lista e ministrave ishte firmosur nga presidenti pa asnje kontestim, duke perfshire dhe te akuzuarit, dhe ato qe i dhane imazhin me famekeq vendit tone. Bashke me firmosjen e dekretit per emerim ministrash, Shqiperia mori statusin me te "larte", ne kontinentin ku deshiron te integrohet, duke marre titullin "e nderit", "vendi me i varfer i Europes".

Si per te na dhene mesazhin se ai nuk kishte ndonje ndryshim nga kolegu i tij i nje mandati me te perparshem, se vetem "kukulla" ishte nderruar, ne nje parade ku na kujtoj 1 Maj-et, e "lavdishem", pasi priti per afro 40 minuta, ne tribune komanduesin, "Komandanti i Forcave te Armatosura", heshti, dhe kryeministri foli.

Deshem ta harronim ate skene, dhe ta kujtonim si nje lapsus, por si nje "dezhavu", ajo u perserit dhe ne te tjera raste, konferencash, pritjesh, delegacionesh. Mendonim se cdo njeri lexon mire rregullat e shtepise qe e pret, per te nderuar vehten, dhe per te ruajtur akujlibrin kombetar, por dhe ne kete rast deshtuam, kur ne nje fjalim te tijin, te shkruar nga nje dore tjeter, ku thane qe ishte dore "mirditore", ku me sillte ndermend nderhyrjen e fuqive te medha per ate zone te joshur nga klerik patetik, ne qytetin Oxford te Anglise, ne nje nga auditoret e nderuar, ai la ne nje ane kushtetuten, dhe gati krijoj nje fare tensioni, ku fale ZOTIT, nuk u rrit, dhe na kujtoj fjalime te inkujzitorve te mesjetes, ku zoteria qe i fliste ato fjale as qe nuk dinte cfare po thoshte.Megjithse ai beri nje fare takimi me kreun e pales se fyer, nuk arritem te kuptonim nese ai po kerkonte falje, apo po bente hipokrizine e rralles.

Por ai qe dikur luante domino me shoket e tij, nuk ishte nje "kukull", pa vlere, ai ne kalimin e diteve na tregoi, dhe po na tregon se di mire te luaj, dhe te ta le dopio gjashten ne dore. Vonesat ne thirrje parlamentare, vonesa ne marrje vendimesh kushtetuese, duke u tallur ne nje fare menyre me ligjin themeltar te nje kombi, emerimet politike, mbrojtjet e nje aneshme, nepotizmi ne caktime detyrash, mos kontrollim sic duhet i dikastereve, loja me dy standarte te cilen po ben dita dites, nuk le vend per dyshim se plaku pencionist, nuk eshte zgjedhur krejt rastesisht ne krye te presidences.
Presidenti aktual ne lojen qe po ben, ose pergatit nje terren per vehten qe te nesermen kur te jete ne pension te mund ti heci fjala per ndoj nderhyrje, ose po mundohet ti thote opozites qe ti japin shansin te ri kandidoje, se do jete i bindur ndaj tyre.
Ne politikat e sotme shqiptare, ne lojen domino, dopio gjashta jemi ne, populli shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›