Pse kaq shumë kasandra?!
Kete vit u perjetua nje dimer disi i ashpër. Duke qene edhe perfaqesues i ketyre zonave me malore e kam perjetuar shqetesimin e banoreve, sidomos ne momentet e bllokimit te rrugeve. Ka ende nje angazhim të te gjithe strukturave qeveritare per ta lehtesuar kete situate.
Gjej rastin te falenderoj te gjithe pilotet dhe punonjesit e aviacionit ushtarak dhe civil qe kane qene te pranishem ne keto zona me ndihma dhe transportin e te semureve.
Por ashtu siç pritej, kjo situate ishte e mirepritur shume nga kampi opozitar, a thua se kjo ishte urdhreruar a porositur nga mazhoranca. Nderkohe qe tre vite me pare, i luteshin Zotit qe te mos binte bore e shi qe te mos kishte drita per te akuzuar perseri qeverisjen e Partise Demokratike gjithsesi i bindur se ne te dy krahet jane te shumte ato qe dine se dëbora, ngrica e acari nuk jane fatkeqesi të natyres, siç jane tërmetet, breshëri, zjarret apo rreshqitjet e tokes sic ndodhi ne fshatin Qafe-Dardhe, te cileve nepermjet deputetit te tyre u kam percjellë mbeshtetjen time.
Gjithsesi une nuk jam avokat i kësaj Qeverie dhe do te kerkoj qe keto situatata te menazhohen me më shume profesionalizem, duke mos i konsiderar ndihmat per keto zona si indulxhenca
Jane mundsite per blerjen e mjeteve, siç jane fadroma apo borëpastruese qe te menanazhohen nga pushteti vendor.
Sa shume u fol dhe u përfol kur u përmend ideja e kultivimit e ullirit. Duke qene vend mesdhetar, kultivimi i tij perben nje karte indentiteti dhe individualizim te vendit tone. Menjehere sapo eshte publikuar kjo ide, qenë te shumte ata qe moren kallamarët per te llogaritur se ku do te mbillen 20 milionë rrenjet e ullinjve. Por harruan se ulliri ashtu si ahu, lisi apo pisha ka pronat e veta te hipotekuara dhe nuk i ka marre asnje pellembe tokë asaj qe quhej ne socializem tokë buke.
Nuk ka marre toke as ne rrëpirat e Krujes, as ne Petresh, as ne Bregdet, as ne Nivice dhe as ne Oblike.
Se fundi eshte intensifikuar shume perdorimi i lupës zmadhuese per varfërine. Te gjithe ato qe jane ekonomiste e kane te qarte se varferia relative do te rritet por per varferine varferine absolute nuk eshte ajo tablo qe paraqitet. Xhaxhi kapitalist eshte kaq i keq sa nuk jep ushqim dhe buke me lista. Pretendoj se perfaqesoj zonen me te thelle malore te Shqiperise qe nga Skavica deri ne Val te Martaneshit, por situata qe prezanton media dhe kampi i majte nuk eshte realiste. Te mos harrojme qe ne keto zona ruhet dhe tradita e asaj qe quhet mukajet per stinen e dimrit me zahire, dru dhe baze ushqimore.
Gjithnje dhe me shume po intensifikohet ne medija, ku bashkohen edhe të ashtuquajturit “analistë politike” shkrimet nga perfaqesues te forcave te shumta politike per rezultatin e zgjedhjeve te 28 Qershorit, te gjithe pretendojne qe forca e tyre politike me se paku do te jene force e trete.
Une nuk e kam natyren të jap keshilla, por gjithsesi mos i beni hesapet pa hanxhine. Mos harxhoni kaq shume para per postera, spote televizive, kokteile te shtrenjta e para të thata për të paguar pjesmarresit.
Autori është deputet në Kuvendin e Shqipërisë