E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse lufta e Libisë nuk i intereson askujt?

09-04-2011 / Nga Vittorio Feltri*



Kam vënë re se lufta në Libi të miratuar nga OKB-ja nuk i intereson askujt. Avionët bombardojnë, gjithçka bëhet copë e çikë, por njerëzit kthejnë kokën në krahun tjetër. Nuk e kam kuptuar ende arsyen që çoi të ashtuquajturin “koalicion të vullnetit” të ndërhyjë me armë për të ndihmuar kryengritësit libianë. Unë pajtohem se Muamar Gedafi është një tiran, më mirë ta lesh sesa ta gjesh. Por satrapët si ai ka shumë nëpër botë, dhe ende bëjnë më shumë dëme, ndonëse Perëndimi nuk ka ëndrra për t’i përzënë ata, bile pretendon se nuk ekzistojnë duke injoruar fatkeqësitë që ata shkaktojnë.
Vetëm Libia, i cili është vendi më i pasur në zonë, duke pasur të ardhura për frymë të larta, dhe kushedi pse u sulmuan me tërbim nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe kështu me radhë. Indiferenca e italianëve në konflikt mund të kuptohet nga audienca programeve televizive dhe kopjeve të shitura në këtë kohë nga gazetat dhe revistat. Nuk ka pasur rritje të dukshme. Shenjë se njerëzit ndjekin me largësi ose nuk ndjekin të gjitha ngjarjet e luftës, dhe preferojnë të bëjnë diçka tjetër, ndoshta të  flejnë. Bën përjashtim i zakonshmi Bruno Vespa, dhe ka një arsye: ai ka dhanë një vendosjen mbresëlënëse mjetesh që gazetari, i mirë sic është, ka  ditur dhe di se si ta përdorë me aftësi.
Pjesa tjetër është mërzi. Është folur për mijëra të vdekur në Tripolitania dhe në Sirenaika, por nuk janë parë kufoma dhe disa dyshojnë se ka kufoma, unë për shembull. I vetmi aspekt i luftës që mund të ngjallë shqetësim është rritja e emigracionit nga Afrika Veriore dhe pushtimi - kjo është dridhëse – të Lampeduzës, që është bërë si një depozitë për emigrantë të paligjshëm. Veçanërisht në ditët e fundit, më dramatike për Lampeduzan që u përballën me një numër emigrantësh të paligjshëm më shumë se popullsia e ishullit.
Në ditët e fundit, polemika ka shpërtheu sepse nuk zgjidhet problemi? Kush do ta zgjidhë? Dhe kështu fillon një lojë e zakonshme e hedhjes së fajit ndërmjet ministrive të ndryshme. Diskutime, takime, deklarata. Në kohë krize është gjithmonë kështu: ne shohim në gjetjes se kush e ka përgjegjësinë dhe kështu vendimet janë të ngadalta. Kur më në fund merren atëherë  kalon një kohë tjetër përpara se të fillojë faza operacionale.
Ndërkohë, populli ka zhvilluar idenë se vendi nuk është i aftë të përballojë gjendjen e emergjencës, që bien në konfuzion dhe largohet nga improvizimet. Ka edhe më keq. Përpara greminës së Lampeduzës (mijëra njerëz të varfër, ulëritës, në kërkim të ushqimit dhe të një vendi ku të shtrihem) shumica e politikanëve ka reaguar duke bërë akuza të përgjithshme dhe propozimet nganjëherë absurde: ne mirëpresim refugjatët dhe të refuzohen emigrantët e  paligjshëm ( sikur të ishte e lehtë të bëjë dallime në regjistrim dhe kaos), dhe t’i marrim t’i transferojmë në çdo rajon, pak këtu dhe pak atje, po, por duhet të shpëtojmë sepse ato të Pulias dhe Campania nuk janë të pajisur.
Pasiguria e ka rritur nervozizmin. Në një moment ideja për t’i kthyer  të huajt në shtëpinë e tyre gati u vendos dhe askush nuk u skandalizua, bile edhe mes partive që janë të  gatshëm të presin me krah hapur persona (duke përfshirë kriminelë). Por pastaj ishte e mjaftueshme që Umberto Bossi të thoshte një frazë në dialekt: föra di ball (jashtë), duke përsëritur të njëjtën ide të shprehur nga të tjerët, dhe të gjithë iu ngritën kundër “harbutit” të Lidhjes së Veriut. Morali: në qoftë se e thotë guvernatori i Sicilisë, Raffaele Lombardo, është e mirë dhe e drejtë, dhe nëse të njëjtën gjë e thotë udhëheqësi i këmishëve të gjelbra janë raciste dhe të papranueshme, të dënueshme. Pse? Misteri i keqdashjes. Marrë nga revista Panorama. Përgatiti: L.Lita.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›