E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse nuk del burimi i 100 milionëve të Linda Ramës?

21-01-2013 / Gazeta 55

Gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët, kryesocialisti Edi Rama i pyetur në lidhje me lejen e ndërtimit të pallatit të familjarëve të bashkëshortes së tij dhe 100 milionët, Rama theksoi se të gjitha përgjigjet janë dhënë nga vetë Linda Rama, duke iu referuar intervistës që ajo dha në televizion pak ditë më parë. Mirëpo në intervistën e bashkëshortes së Ramës dha zero përgjigje për burimin e 100 milionëve që i paska dhuruar motrës prej dy vitesh. Kjo deklaratë evazive ishte një përpjekje e fundit për të thënë se s’ka nevojë për gjurmët e kursimeve, e as për gjurmë bankare a tatimore, pasi ato ishin “kursime”. Këto kursime nuk janë të faktuara me dëshmi llogarish rrjedhëse në bankë, as ndonjë vend të ndryshëm. Linda Rama shprehet se ka 25 vjet që punon, megjithëse, nuk përmend kurrë sa para ka pasur pas divorcit dhe para martesës me mikun e saj, partnerin Edi Ramën. Deklarata e bashkëshortes së Ramës, e cila fshehu burimin e 100 milionëve, për të cilat do t’i duhet të shpikë aktivitete të tjera ekonomike në një shtojcë të re deklarimi për të justifikuar 100 milionët. Ngjan e vështirë të ketë mundësi ligjore për këtë korrigjim, mundësinë e korrigjimit në publik e humbi, kështu që duket se shpjegimet e reja duhet të jepen në organe më të specializuara për çështje hetimore.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›