"Pse nuk duhet prekur Kushtetuta"
Kushtetuta nuk është ligj i zakonshëm që mund të preket sa herë që dëshirojnë partitë politike. Konstitucionalisti i njohur, Niazi Jaho, e konsideron jo të domosdoshme tani për tani heqjen e apo kufizimin e imunitetit të deputetëve. "Urgjente është reforma zgjedhore. Jemi të vonuar, sepse zgjedhjet parlamentare po afrojnë dhe fushata jozyrtare ka filluar. Fill pas kësaj dhe në vazhdim është reforma në fushën e drejtësisë, që nuk është e lehtë. Ajo kërkon maturi dhe objektivitet për ta bërë pushtetin gjyqësor vërtet të pavarur", thotë ai, në një intervistë ekskluzive për gazetën "Shqip".
Më 8 tetor 2008 është mbledhur Këshilli i Kuvendit për
Legjislacionin, i cili ka shprehur mendimin se kufizimi i imunitetit të deputetit duhet bërë duke ndryshuar Kushtetutën. Ky mendim do t‘i përcillet Konferencës së Kryetarëve, me qëllim që amendamenti kushtetues të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare. Do të dëshironim të dinim mendimin tuaj për këtë nismë.
Nëse është fjala për ndryshime në Kushtetutë, nisma sipas nenit 177, pika 1 e Kushtetutës, ndërmerret nga jo më pak se 1/5 e deputetëve. Në aspektin ligjor dhe procedural të problemit, e shikoj të nevojshme të përmend se, sipas nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, Këshilli për Legjislacionin shpreh "mendimin e tij për projektligjet" ose mendime "në lidhje me cilësinë e hartimit të një projektligji", "për çështjet kushtetuese ose ligjore që ngrihen në tekstin e tij". Si rrjedhim, Këshilli për Legjislacionin mendoj se mund të vihej në lëvizje dhe të shfaqte mendimin e tij nëse atij do t‘i dërgohej projekt-amendimi për ndryshimin e nenit 73, pika 2 e Kushtetutës. Në fakt, ky Këshill është vënë në lëvizje dhe ka shfaqur mendim për një projekt-amendim që nuk ekziston. E themi këtë sepse, deri më sot, nuk dimë që 1/5 e anëtarëve të Kuvendit të ketë ndërmarrë një nismë të tillë.
Është thënë se kufizimi apo heqja e imunitetit synon të ndihmojë prokurorinë në luftën kundër korrupsionit që mund të jenë të implikuar edhe deputetë. Si do t‘i komentonit këto thënie?
Që të bësh komente apo vlerësime do të duhej të diheshin argumentet e personave që e thonë këtë, pse jo edhe të prokurorëve, sidomos të Prokurorisë së Përgjithshme.
A ka pasur prokuroria pengesa për të kërkuar autorizim nga Kuvendi që të ndiqet penalisht ky apo ai deputet? Nëse po, të çfarë karakteri kanë qenë këto pengesa? Sa kërkesa të tilla për autorizim i ka dërguar prokuroria Kuvendit në këto 18 vjet? Nëse ajo gjatë kësaj periudhe ka kërkuar nga Kuvendi autorizim për ndjekje penale vetëm të një numri relativisht të pakët deputetësh, arsyet mund të jenë të ndryshme. Si të tilla mund të përmendim: a) mungesa të natyrës profesionale dhe dobësi në zbulimin e veprave penale; b) mosdenoncimi në prokurori i të dhënave ose dyshimeve të bazuara se ky apo ai deputet ka kryer vepër penale; c) ndërhyrjet e ndryshme apo presioni politik mbi organin e prokurorisë.
‘De jure‘ (sipas Kushtetutës) Prokuroria është e pavarur. Në fakt ajo ende nuk e ka arritur stadin e pavarësisë që kërkon Kushtetuta. Një nga çështjet thelbësore të reformës në këtë organ do të duhet të synonte pavarësinë e vërtetë, rritjen cilësore dhe efektive të veprimtarisë së saj. Imuniteti, siç dihet, nuk është privilegj i deputetit. Kuvendi nuk mund të marrë në mbrojtje deputetin dhe të mos miratojë kërkesën e prokurorit për ndjekje penale, nëse ka dyshime të bazuara se ai ka kryer vepër penale. Por në të kundërtën, është e drejtë e Kuvendit të mos ta miratojë kërkesën e prokurorit kur bindet se ajo ka motive politike. Ky është edhe kuptimi i imunitetit të deputetit, të sanksionuar në Kushtetutë. Për të ndërhyrë në Kushtetutë, mendoj se duhet të paraqiten argumente se ekzistenca e imunitetit të deputetit ka penguar ndjekjen penale ndaj tyre.
Për kufizimin e imunitetit ka edhe rekomandime të përfaqësuesve të BE-së, madje për këtë bëhet fjalë edhe në dokumente të këtij organizmi. A nuk është kjo një kërkesë që ne duhet të zbatojmë?
Më mirë se kushdo tjetër, me këto rekomandime është njohur politika, Parlamenti. Por, me sa jam në dijeni, ky rekomandim nuk i adresohet posaçërisht dhe vetëm Shqipërisë, se ai nuk është kushtëzuar me ndonjë një afat, edhe për faktin se kufizimi i imunitetit kërkon ndryshime kushtetuese.
Nuk besoj të pësojë ulje kriminaliteti, nëse kufizohet imuniteti i deputetit. Me akuza të pabazuara dhe deklarata politike, askush nuk mund të ndiqet penalisht. Prezumimi i pafajësisë është i zbatueshëm për të gjithë. Qytetari i thjeshtë, politikani, deputeti, nëpunësi apo funksionari i shtetit janë të detyruar të denoncojnë në organet përkatëse kur kanë të dhëna se është kryer ose është duke u kryer një vepër penale. Kjo do ishte ndihma efektive kundër kriminalitetit në tërësi dhe në të njëjtën kohë do të ndihmonte edhe organet e specializuara në këtë fushë.
Kufizimi apo heqja e imunitetit sipas jush, a është domosdoshme?
Jo, nuk mendoj se kjo aktualisht është e domosdoshme. Urgjente është reforma zgjedhore, që jemi të vonuar, sepse zgjedhjet parlamentare po afrojnë dhe fushata jozyrtare ka filluar. Fill pas kësaj dhe në vazhdim është reforma në fushën e drejtësisë, që nuk është e lehtë. Ajo kërkon maturi dhe objektivitet për ta bërë pushtetin gjyqësor vërtet të pavarur.
Dy partitë e mëdha janë shprehur pro ndryshimit të nenit të Kushtetutës ku flitet për imunitetin. Ka edhe deputetë të partive të tjera që e mbështesin këtë nismë. Këta e njohin mirë situatën. Është Kuvendi që vendos. A është kështu?
Që Kuvendi vendos, kjo është e padiskutueshme, por gjithashtu është e padiskutueshme edhe e drejta e secilit të shprehë lirisht mendimin e tij. Ju më pyetët dhe unë thashë atë që mendoja. Është e drejtë e të tjerëve që të mos pajtohen me mendimin tim.
Sikurse dihet, edhe Kushtetuta nuk është tabu, domethënë edhe ajo mund të ndryshojë, por ndryshime të tilla duhet të jenë të matura dhe jo të nxituara, me argumente bindëse jo vetëm për deputetët, por edhe për opinionin e gjerë publik. Ndërhyrjet në Kushtetutë nuk duhet të jenë të shpejta, sepse kur ajo u miratua, një nga synimet ishte jetëgjatësia e saj. Kushtetuta është e të gjithëve. Ajo qëndron mbi partitë politike, prandaj këto të fundit në kërkesat ose nismat për amendimet kushtetuese duhet të shmangin interesat e ngushta të çastit apo koniunkturale. Që të ndërhyhet në Kushtetutë, duhet që realisht të paraqiten studime, përgjithësime, si dhe argumente përkatëse se kjo apo ajo dispozitë e saj bëhen pengesë për zhvillimin e vendit dhe zbatimin e reformave të domosdoshme.
Nga viti 1998, kur u miratua Kushtetuta, dhe deri më sot, kanë kaluar 10 vjet. A nuk do të ishte kjo periudhë kohe e mjaftueshme për ndryshime kushtetuese?
Po, nëse në Kushtetutë do të kishte ndonjë klauzolë detyruese ku të thuhej se çdo 10 vjet Kushtetuta duhet të rishikohet. Ndryshimet kushtetuese mund të bëheshin edhe mbas 5 vjetëve nga miratimi i saj, por mund të mos ishte nevoja e ndryshimit të saj edhe pas 10 apo 15 viteve. Kjo do të thotë se nuk janë vitet që përcaktojnë nevojën e amendimeve kushtetuese, por kushtet dhe rrethanat e reja që i diktojnë këto ndryshime. Nuk janë pra dëshirat e subjekteve dhe as interesat e ngushta politike apo të grupeve të veçanta për të ndërmarrë nisma për ndryshimin të kësaj apo asaj dispozite kushtetuese. Një tendencë e tillë duhet të mos lejohet as në miratimin e dispozitave ligjore të zakonshme.
Në fakt, Kushtetuta jonë, këto dy vitet e fundit ka pësuar ndryshime. Ǒtë keqe do të kishte të ndryshohej edhe neni 73 i Kushtetutës, aq më tepër kur për këtë është arritur konsensusi?
Askush, nuk besoj të jetë kundër konsensusit. Por konsensusi në këtë rast duhet të jetë rezultat i një debati të gjerë dhe gjithëpërfshirës.
Lidhur me këtë, më lejoni të them se në janar të vitit 2007 u bënë dy ndryshime kushtetuese, (mandati i zgjedhjes së organeve të qeverisjes vendore u zgjat nga 3 në 4 vjet, ndërsa përbërja e KQZ-së u rrit nga 7 në 9). Për të parën nuk u zhvillua ndonjë debat, për të dytën, partitë politike synuan balancimin politik të përbërjes së KQZ-së. Më 21 prill të këtij viti, u bënë disa ndryshime të rëndësishme në Kushtetutë me një procedurë aq të shpejtuar sa që nuk do të ishte e lejueshme dhe e pranueshme edhe sikur të shtrohej çështja e miratimit apo ndryshimit të dispozitave të një ligji të zakonshëm. Askush deri më sot nuk ka dalë t‘i thotë publikut të gjerë se përse u veprua kështu. Asnjë nga amendamentet kushtetuese nuk u bë objekt diskutimi dhe debati gjithëpërfshirës, pa thënë këtu se ky diskutim edhe në Kuvend ishte i zbehtë. Përfaqësues të BE-së dhe OSBE-së, edhe pse nuk janë prononcuar për brendinë e këtyre ndryshimeve, janë shprehur qartë dhe prerë se ndryshimet kushtetuese duhet të jenë rezultat i një diskutimi të gjerë publik, ku të përfshihen specialistë dhe grupet e interesit. Kjo edhe për faktin se Kushtetuta është miratuar me referendum, ndaj edhe në nenin 177 pika 5 thuhet se "Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit". Por edhe vetë Kuvendi mund të vendosë që projekt-amendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Ka vende demokratike që për çështje të rëndësishme zhvillojnë referendume, edhe pse funksionojnë parlamentet apo asambletë. Kjo praktikë reflekton nivelin e demokracisë së emancipuar dhe të konsoliduar, respektin ndaj sovranit që është populli.
Tani pas 5 muajsh, kërkohet ndërhyrja në Kushtetutë, ndryshimi i nenit ku bëhet fjalë për imunitetin e deputetit. Tri ndërhyrje në afro dy vjet. Vetëm ky fakt tregon se nismave të tilla nuk i ka paraprirë debati dhe argumenti. Nëse do të vazhdohet kështu, deklaratat se Kushtetuta është e shenjtë, se me të nuk duhen bërë eksperimente, se ajo nuk mund të ndryshojë pjesë-pjesë dhe në periudha të shkurtra mbeten slogane.
Më 28 nëntor 2008, është përvjetori i dhjetë i miratimit të Kushtetutës. Do të sugjeroja që Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti ose ndonjë institucion tjetër, të ndërmerrnin nismën e organizimit të një konference shkencore me tematikë "Problemet e Kushtetutës", duke përfshirë këtu edhe çështjet që mund të jenë të diskutueshme. Kjo do t‘u shërbente të gjithëve.