E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse nuk ishte në shtëpi Indrit Dokle kur shkoi policia

Gjykata Kushtetuese konfirmon: Endrit Dokle, në burg përjetë

Një pikëpyetje ngrihet pas operacionit “Muri i Lartë”, ku policia arrestoi në Shkodër Bledar Cafin, ndërsa një tjetër person për të cilin GJKKO kishte caktuar masën “Arrest me burg” nuk u gjet në banesë.

Bëhet fjalë për Indrit Doklen, të identifikuar nga autoritetet me inicialet I.D., 43 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i cili rezulton i shpallur në kërkim prej vitit 2024.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve në ambientet që lidhen me Doklen, ai nuk është gjetur në banesë. Policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Por mungesa e Dokles në momentin kur policia ka mbërritur në banesë ngre pikëpyetjen nëse aksioni mund të jetë dekonspiruar paraprakisht. Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë të dhënë që ta konfirmojë këtë dhe nuk dihet nëse Dokle ka qenë në dijeni të operacionit apo thjesht nuk ndodhej në banesë në momentin e ndërhyrjes.

Kush është Indrit Dokle?

Sponsorizuar

Emri i Indrit Dokles është i njohur prej vitesh për drejtësinë shqiptare. Ai është një prej ish-drejtuesve të një prej fraksioneve të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit” dhe u dënua me burgim të përjetshëm pas një procesi të gjatë gjyqësor për një seri veprash të rënda, mes tyre vrasje, tentativa vrasjeje, rrëmbim dhe krijim të organizatës kriminale. Vendimi për burgimin e përjetshëm u la në fuqi nga Gjykata e Lartë në vitin 2014.

Gjatë kohës që ndodhej në burg, Dokle u përball me një tjetër çështje penale. Në vitin 2013 ai u dënua edhe për krijim të organizatave kriminale dhe trafik narkotikësh, pasi, sipas vendimit gjyqësor të raportuar nga mediat, kishte drejtuar aktivitetin kriminal edhe nga qelia.

Në janar 2020, pas rreth 14 vitesh burgim efektiv, Gjykata e Krujës vendosi lirimin e tij me kusht. Vendimi u mor nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe u argumentua, ndër të tjera, me kohën e vuajtur në burg dhe sjelljen e tij gjatë dënimit.

Dy vite më vonë, në tetor 2022, Dokle u shoqërua sërish në polici pasi u kap duke lëvizur me një automjet të blinduar bashkë me personin e shpallur në kërkim Fatjon Murati. Pas marrjes në pyetje, Dokle u la i lirë.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›