E Diel, 1 Nëntor 2026

DETAJET/ Dalin pamjet e arrestimit të Bledar Cafit, ambientet plot beton të vilës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër, është kapur dhe arrestuar Bledar Cafi, 50 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, të cilin policia e cilëson si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas policisë, GJKKO e Shkallës së Parë, më 25 shtator 2026, ka caktuar ndaj Cafit masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në kuadër të operacionit janë ushtruar kontrolle edhe në ambientet që i përkasin shtetasit Endrit Dokle alias Indrit Dokle 43 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i shpallur në kërkim prej vitit 2024.

Edhe ndaj tij GJKKO ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe aktivitetin e grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë kontrolleve, E. D., alias I. D., nuk është gjetur në banesë. Policia bën me dije se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›