"Kur në vitet '70, në Itali, ishin në kulmin e tyre Brigadat e kuqe..."
Kur lexova lajmin për atë të liruarin nga burgu që kishte përdhunuar një të mitur, për hakmarrje ndaj të atit gardian, mendova: Nuk ka faj, as njëri, as tjetri. Fajin e ka shoqëria që kemi ndërtuar dhe inxhinierët e kësaj shoqërie janë legenët e politikës, njerëz pa kurrfarë vizioni dhe të pashpirt, që na kanë lënë vendin më të varfër dhe më të izoluar në Europë.
Në vitet '70, në Itali, ishin në kulmin e tyre Brigadat e Kuqe (BR), që ishin brezi luftarak dhe pjesa më ekstreme e komunizmit. Këta, kur shihnin një politikan, që sipas tyre punonte kundër interesave të klasës punëtore, merrnin një pistoletë dhe gambizonin (u thyenin këmbët) atyre që ata i mendonin tradhtarë.
Unë mendoj, që kjo gjë u duhet bërë të gjithë atyre, që forcën e pushtetit që u është dhënë nga populli e shpërdorojnë.