"Oferta e BE-së për serbët dhe ordinerët tanë që dinë veç të lëpihen"
E shihni çfarë oferte i bën BE-ja Serbisë? Pa viza, u thotë, nëse fitojnë proeuropianët në zgjedhje. Ja, ata dinë të bëjnë politikë. Unë kam sugjeruar dhe më parë, që njëra nga partitë kryesore në Tiranë duhet të dali haptazi kundër BE-së dhe të përkrahë mos hyrjen në Evropë. Do të shihni si do ndryshojnë rregullat e lojës dhe toni i europinanëve.
Por politikanet tanë janë thjesht ca ordinerë të korruptuar që ia lëpijnë Europës, se nuk kanë forcë të qëndrojnë me këmbët e veta.
Serbia, kundër krejt Evropës, thotë se do mbajë zgjedhjet në Kosove. Dhe ata kanë të paktën nja 50000 vrasës në Serbi, që do lëvizin lirshëm në EU. Pse nuk thotë Qeveria jonë që ne do mbajmë zgjedhjet e Shqipërisë në Serbi - Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi?
Po e jap vetë përgjigjen: Të bësh politikë dhe të ndërtosh strategji, do tru dhe koordinim. Nuk i kemi, nuk i bëjmë...!